Horoskopi i datës 26 Mars 2016

DASHI 21/3 – 20/4

Do të dukeni shumë simpatikë sot gjatë momenteve që do kaloni parakrah partnerit. Beqarët duhet të tregohen të matur. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm.

DEMI 21/4 – 21/5

Familja, jeta juaj personale dhe dashuria do të marrin një rëndësi tepër të veçantë sot. Beqarët nuk duhet të shqetësohen për asgjë, pasi gjithçka ka për të ndryshuar si me magji. Financat do jenë goxha të mira.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Ju duhet të shkoni shumë vite mbrapa për të gjetur një qiell yjesh si ky i sotmi. Beqarët do ndihen të lirë të bëjnë atë që duan. Gjendja financiare do jetë e konsoliduar.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Hapi i madh që dëshironi të bëni në fushën sentimentale është shumë pranë jush. Beqarët do realizojnë disa takime interesante, por nuk do ndihen gati për ndryshime. Me financat tregohuni të kujdesshëm.

LUANI 23/7 – 21/8

Do të keni fat në çështjet praktike, në zgjedhjet private, shumë mundësi dhe për të vënë në vend punët me partnerin. Beqarët do e adhurojnë lirinë që kanë. Në planin financiar gjendja do mbetet e qëndrueshme.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Do të jeni nervoz në raport me partnerin. Beqarët do lodhen duke kërkuar dashurinë, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Çështjet financiare do kërkojnë më shumë kujdes.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do të shqetësoheni pak sot në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do duan të ndryshojnë statusin edhe për pak kohë. Financat nuk do jenë të mira.

AKREPI 24/10 – 22/11

Ndonjë situatë personale dhe familjare do të kërkojë prezencën tuaj. Beqarët duhet t’i shprehin ndjenjat për atë që pëlqejnë, në të kundërt anë për t’i humbur ata. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Askush prej jush që jeni në një marrëdhënie në çift nuk duhet të jetë i pakënaqur. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe realizojnë takime interesante. Buxheti do jetë i kënaqshëm.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Nuk ka asgjë të pamundur për t’u përballuar, sidomos në sektorin dashurisë. Beqarët do kenë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre. Financat do ndryshojnë për mirë.

UJORI 21/1 – 19/2

Do të merrni lajme nga larg, por do të ndiheni jo mirë prej xhelozisë që do të ndieni ndaj partnerit tuaj. Beqarët do bëjnë ndryshime rrënjësore. Në planin financiar gjendja do të përmirësohet.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Yjet te ju sot do të ndikojnë si pozitivisht ashtu edhe negativisht. Beqarët do fiksohen pas një personi, duke bërë gjithçka për të. Financat do jenë të mira.