Horoskopi i datës 30 Mars 2016

Dashi

Mundësi të tjera dhe pozitive do t’ju jepen sot ju të dashuruarve. Por do të jeni paksa të shqetësuar, për shkak të Hënës te Gaforrja. Më mirë mos diskutoni me partnerin/en.

Demi

Do të shpërbleheni ju të dashuruarit sot. Një udhëtim i papritur do të shfaqet vetëm për ju. Kaloni momente të bukura pranë njeriut të zemrës. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë shumë vetëm për të ndryshuar statusin.

Binjakët

Duhet të procedoni me qetësi dhe të bëni kujdes me çka do të thonë të tjerët për ju. Bukuria e dashurisë do t’ju bëjë shumë të lumtur. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre, ndjehen mirë në shoqërinë e miqve.

Gaforrja

Duhet të sistemoni gjërat që ju kanë mbetur fshehur në ndonjë “cep”, për ta mbështetur partnerin/en dhe për t’u përgatitur për pushimet e ardhshme.

Luani

Do të filloni një kapitull të ri në jetën tuaj personale, prisni edhe ndonjë kritikë apo ndonjë kundërpërgjigje. Por iniciativat e reja mos harroni t’i mbani për vete.

Virgjëresha

Do të gëzoni përmirësime në marrëdhëniet private. Pra dita do të nisë me një lajm, i cili do t’jua bëjë zemrën që të rrahë fort. Beqarët do kenë plot propozime.

Peshorja

Do të viheni në pritje të betejave të reja. Sot mundohuni të kontrolloni pikat e dobëta tuajat, gjeni kohën e duhur edhe për partnerin/en. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe as që do e mendojnë ndryshimin e statusit.

Akrepi

Përdorini me mençuri energjitë tuaja fizike, do t’ju shërbejnë në këtë pranverë, që mesa duket për ju që jeni në një marrëdhënie diçka pozitive është rezervuar.

Shigjetari

Sot do të ndiheni më mirë. Hëna ka kaluar në një shenjë mike për ju të dashuruarit dhe për këtë ju pret një ditë e bukur në dashuri.

Bricjapi

Jeni përballë një periudhe me stres ju që jeni në një marrëdhënie. Do të kaloni momente jo të mira. Mundohuni t’i bëni gjërat me qetësi dhe jo me shumë emocione.

Ujori

Po shiheni nga shumë yje pozitivë. Për sa i përket dashurisë, do të bëni biseda mjaft të këndshme me njeriun tuaj të zemrës. Beqarët do përfshihen në debate me disa miq dhe nuk do mendojnë fare për dashurinë.

Peshqit

Një lehtësim i madh në marrëdhënien tuaj në çift, për më tepër Neptuni do të krijojë një atmosferë romantike për një “kërcim” pasional.