Horoskopi i datës 22 Prill 2015

Dashi – Dite shume e veçante dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne mbrëmje do përjetoni edhe mjaft çaste te lumtura. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person qe do ju shfaqet papritur. Për ta kane për te ndryshuar shume gjera. Ne planin financiar do hyni ne një periudhe me te begate. Do ndiheni te qete edhe kur te kryeni ndonjë shpenzim me tepër.

Demi – Do jeni gjate gjithë kohës melankolike sot ju te dashuruarit dhe here pas here do mbylleni ne vetvete. Duke ndërprerë komunikimin ne çift ka rrezik qe marrëdhënia me partnerin te ftohet. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje edhe pse mundësitë do ekzistojnë. Gjendja e financave fatmirësisht do jete e ekuilibruar. Nuk do keni aspak probleme ne këtë sektor.

Binjaket – Asgjë e veçante nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Beqaret gjithashtu nuk duhet te bëjnë sakrifica apo çmenduri vetëm për ta joshur dike. Gjithçka e ka një kufi i cili nuk duhet kaluar. Gjendja e financave do ketë përmirësime te ndjeshme dhe kjo fale një shume te mëdha parash qe do merrni pas një pune te kryer.

Gaforrja – Dite shume e zakonshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mundohuni te mos e ndërprisni për asnjë çast komunikimin ne mënyrë qe te mos keni probleme me pas. Beqaret duhet te maten mire para se te pranojnë ftesa sepse mund te zhgënjehen pa mase. Buxheti fatmirësisht do ketë disa ndryshime pozitive te cilat do ju bëjnë te ndiheni te qete.

Luani – Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet e vogla dhe do ndiheni përherë te lumtur. Beqaret do kenë një dite rutine dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Gjithçka është e shkruar kur do ndodhe, bëni durim. Ne planin financiar çdo gjë do filloje te vendoset ne vije. Do zgjidhet te gjitha vështirësitë.

Virgjeresha – jeta juaj ne çift do jete mjaft e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do dini si te ruani harmoninë dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret duhet te presin deri ne mbrëmje sepse atëherë pritet te ndodhin takimet me te veçanta. Me financat do i keni punët mire dhe buxheti do filloje dalëngadalë te stabilizohet. Do jeni te qete dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Peshorja – Dite mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do jete ne humor dhe do mundohet t’ua plotësojë te gjitha dëshirat qe ju keni. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk do arrijnë dot te pëlqejnë dike ne çdo detaj. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa masa ne mënyrë qe gjendja t’iu ndryshoje për mire.

Akrepi – Duhet te luftoni fort sot qe ta mbani pas vetes partnerin tuaj sepse disa persona te jashtëm por kërkojnë prej kohesh t’ua prishin harmoninë. Beqaret do jene gati për çdo lloj sakrifice vetëm për te ndryshuar statusin e tyre. Gjithçka do jete ndryshe me pas. Ne planin financiar ka rrezik te kryeni me tepër shpenzime nga sa duhet dhe situata te ketë disa tronditje.

Shigjetari – Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete me ndryshe nga disa kohe me pare dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret do e gjejnë personin ideal dhe do fillojnë me te një lidhje te qëndrueshme. Financat do kenë përmirësime te dukshme dhe kjo fale maturisë dhe mënyrës suaj te organizimit.

Bricjapi – Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot për ju qe jeni ne një lidhje. Ne këtë mënyrë do i zgjidhni edhe te gjitha mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do ndiheni te qete. Beqaret do fillojnë aventura kalimtare, por tejet emocionuese. Me financat tregohuni te kujdesshëm. Nuk është koha te kryeni investime te mëdha sepse po e bëtë këtë do keni probleme akoma me serioze.

Ujori – Dite goxha e bukur kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju beje te ëndërroni dhe do ju duket shpesh sikur jeni mbi re. Beqaret do fillojnë një lidhje me një person qe e njohin qe ne fëmijëri, por kurrë nuk e kishin pare me tjetër sy me shume sesa si mik. Ne planin financiar priten goxha vështirësi. Nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

Peshqit – Dite e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni atë qe do ju thotë zemra dhe keni për t’u ndier shume m e mire. Beqaret do jene gati te bëjnë gjithçka vetëm qe te mos qëndrojnë vetëm. Fati do jete ne anën e tyre. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i organizoni ato dhe sesa do shpenzoni. Po u treguar te pakujdesshëm do përballeni me pasojat e këqija.