Horoskopi i datës 23 Prill 2015

Dashi – Partneri do ju beje një propozim mjaft interesant gjate kësaj dite te cilin nëse e pranoni gjithçka do ju ndryshoje për mire. Dilni sa me shpejt nga rutina ne te cilën jeni futur. Beqaret do jene një dite mjaft te këndshme dhe te mbushur me takime emocionuese. Financat duhen pasur me ne vëmendje se kurrë me pare. Mos u tregoni impulsive me shpenzimet qe gjerat t’iu ecin si duhet.

Demi – Plutoni do ketë ndikim shume te madh sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ju beje te ëndërroni gjithë kohës. Kënaqësitë do jene te veçanta dhe te paimagjinueshme. Beqaret do realizojnë disa takime mbresëlënëse te cilat do ua shtojnë dëshirën për te ndryshuar sa me shpejt status. Me financat mos luani sepse situata mund t’iu dale shpejt jashtë kontrollit.

Binjaket – Do kaloni momente te këndshme, por edhe momente delikate sot ju qe jeni ne një lidhje. Jo gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Beqaret do jene te pavendosur dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Mos bëni asgjë me ngut. Për financat do jete një dite goxha e begate, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër nga zakonisht.

Gaforrja – Planetët nuk do kenë aspak ndikim tek jeta juaj ne çift sot kështu qe çdo gjë do jete ne dorën tuaj. Matuni mire para se te flisni ne mënyrë qe mos ju linde asnjë mosmarrëveshje. Beqaret do e dine mire çfarë hapash te hedhin dhe ka mundësi te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do vazhdojnë te mbeten te turbullta edhe për disa kohe. Tregohuni te kujdesshëm.

Luani – Duhet t’i shtoni dozat e fantazisë ne çift gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje ne mënyrë qe gjithçka t’iu ece me se miri. Beqaret do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet dhe mund te bëjnë edhe gabime. Jo gjithçka është ashtu si duket ne pamje te pare, kujdes. Buxheti do jete me i ekuilibruar se disa kohe me pare dhe do jeni me te qete kur te kryeni ndonjë shpenzim.

Virgjeresha – Klima yjore do jete shume e ngrohte sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do dini si ta mbani pas vetes partnerin dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do fillojnë shpejt një lidhje serioze dhe mjaft emocionuese. Zemra do ju rrahe me fort se kurrë me pare. Financat do i organizoni me kujdes dhe nuk do lejoni qe te lindin probleme.

Peshorja – Pas një periudhe delikate dhe te ftohte për jetën tuaj ne çift sot gjerat nuk kane për te ecur ashtu si e keni menduar. Beqaret do jene te duruar dhe do presin pak kohe para se te marrin vendime te mëdha. Financat do jene edhe me te mira nga sa ju mendonit. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për te siguruar te ardhmen.

Akrepi – Do diskutoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur prej kohesh. Te dy do jeni me largpamës dhe me tolerante. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë ndryshime te statusit. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguar te pamatur mund te keni edhe vështirësi.

Shigjetari – Do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni sot ne jetën tuaj ne çift dhe shume gjera kane për te marre udhën e duhur. Komunikimi dhe bashkëpunimi do jete i ngrohte. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin ndjenjat sa me shume qe te mundin sepse vetëm ne këtë mënyrë do e bëjnë për vete personin e duhur. Ne planin financiar duhet kujdes. Ulini menjëherë shpenzimet.

Bricjapi – Do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite sepse partneri nuk do ketë shume kohe për te kaluar me ju. Flisni hapur me te. Beqaret do ndikohen nga Merkuri dhe shume gjera kane për te marre rrjedhën e duhur. Lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do kryeni investimet e menduara, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

Ujori – Kujdes me xhelozinë sot ju te dashuruarit sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollit. Mos mendoni gjera te paqena. Beqaret duhet te bëjnë atë qe ndiejnë pa menduar se çfarë thonë ata qe i rrethojnë. Gjendja e financave do mbetet e mire. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni sepse edhe investimet e menduara do i kryeni.

Peshqit – Do kaloni me tepër kohe sot me personin qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do ketë goxha përmirësime. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi te mëdha dhe te paprovuara me herët. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Financat mbajini ne vëmendje sepse situata nuk do jete fort e mire.