Incidenti në Beograd, Rama flet për Kosovën, Vuçiç heq kufjen nga veshi

Incidenti në Beograd, Rama flet për Kosovën, Vuçiç heq kufjen nga veshi

Gjatë konferencës për shtyp të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, ka ndodhur një incident i pakëndshëm.
Kryeministri serb ka hequr kufjen nga veshi dhe ka bërë një nënqeshje ironike, kur Edi Rama ka folur për Kosovën.
Në momentin që Rama, tha se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, Vuçiç ka hequr kufjen e përkthimit në mënyrë demonstrative.
Sipas burimeve që vijnë nga mediet e Kosovës, mësohet se gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Vuçiç i ka brë shenjë përfaqësuesve të protokollit të tij, se Rama po flet më gjatë se duhet.
Gati si një provokim, Vuçiç pas kësaj ka refuzuar ta dëgjojë fjalimin e kryeministrit shqiptar. Ai nuk e ka vendosur më kufjen e dëgjimit, duke shkaktuar një incident të paparashikueshëm.
Po ashtu, në përfundim të konferencës live mes të dy kryeministrave, kryeministri serb nuk ia ka zgjatur dorën kryeministrit shqiptar.

Leave a Reply