INTERVISTA/ Bamir Topi: Pse bëra koalicion me Patinë Socialiste?

topi
I ftuar në Tonight Ilva Tare, kryetari i FRD, Bamir Topi ka thënë se koalicioni i firmosur me Partinë Socialiste është një koalicion parimor, emancipues dhe europian. Ai ka shprehur sigurinë se në zgjedhjet vendore, FRD do të marrë 3-fishin e votave që ka marrë në zgjedhjet e vitit 2013. Sa për eksodin e shqiptarëve, thekson se ekziston një dorë që e bën këtë fenomen artificial.

A është parimor koalicioni juaj me të majtën?

Unë besoj së vetën në emer të parimeve mund të ndërtohen marrëdhënie dhe marrëvëshje të cilat kanë shpjegimet e tyre.

Mund të na jepni një shembull?

Kemi realizuar një seri negociate, në vijim të një ftese publike të ardhur në drejtim të FRD nga Kryeministri dhe padyshim në fund të negociatave kemi gjetur asrye të forta të qëndrueshme parimore për të hyrë në këtë koalicion. Ju e dini që FRD është pozicionuar në qendrën e djathtë në spektrin e djathtë të poltikës shqiptare, vazhdon të jetë atje pa asnjë lloj ekuivoku . Me të drejtë del pyetja, si ka mundësi që nuk shkoni në këtë lloj koalicioni po shkoni në një tjetër?Unë po ju them që në fillm që cështja e së majtës dhe të djathtës në Shqipëri, për fat të keq ka mbetur vetëm një konvencion në Shqipëri dhe asgjë më shumë. Duke iu referuar modelit dhe poltikës botërore unë do t’ju thoja ku është qendra? Unë do të thoja qendrër nuk ka . Pra këta kanë ndryshuar një kod zgjedhor, kanë ndryshuar kushtetutën dhe unë e kam kundërshtuar që kur kam qenë President, pa asnjë ekuivoik

Njëri prej të cilëve është zoti Rama me të cilin jeni sot në koalicion?

Absolutisht po dhe do ua shpjegoj. Sepse këtu ka dhe një mungesë të një kulture politike demokratike, që nuk arrijnë të ndajnë se çfarë janë zgjedhjet politike të përgjithshme me ato të  zgjedhjeve administrative. Pra një herë e dëmtuan poltikën shqiptare duke ndryshuar kushtetutën brënda një nate,  bënë një ndërtim të dhunshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve . E kam thënë dhe herë tjetër dhe vazhdoj t’i qëndroj, si ka mundësi që nga një Komision Qëndror i Zgjedhjeve që ishte shumë i ekulibruar , ku brënda kësaj kishte dhe përfaqësues së insitucioneve që ishin jashtë forcave politike, ishte presidenti, ishte Këshilli i Lartë i Drejtësisë , ishin partitë e mëdha e ato të vogla aleate, sot e kanë bërë një komision bipartizan partiak. Më thoni cfarë garancish ka ky lloj komisioni?

Pra e gjithë kjo histori, vendosja e  pengesave të jashtëzakonshme e për një parti që është jashtë këtyre blloqeve dhe hyn në zgjedhje, dhe ne këtë e provuam, kur tentuam të bashkëpunojmë në Korçë për qytetarët sepse ende nuk ishim shprehur për kandidaturën e Partisë Socialiste, se kandiduam me kandidatin tonë, u përjashtua dhe më thoni se çfarë kridibiliteti ka qoftë sistemi, qoftë komisioni, qoftë trasperenca, qoftë administrimi i procesit?

Kështu si e shtroni ju problemin është cfarë kuptimi ka që të merrni pjesë në këtë skenë poltike me një nga këto bashkëfajtorë?

Në rast se ne do të pranojmë fatalitetin atehere kjo është gjemë. Nuk është problem se ne jemi këtu për të shpëtuar këtë realitetet, por për të bërë pjesën tonë. Problemi është se ende nuk ka një thirrje të forcave politike për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kishin gjithë  kohën e duhur nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 për të bërë gjithë ndryshimet e duhura por me sa duket edhe shumica parlamentare vashdon të jetë e kompleksuar , duke menduar  se nuk është e mundur të bëjë ndryshime në KQZ duke e lenë në ato strandarte të papranueshme, duke e lenë një një strukturë  që nuk dinë t’i administrojnë zgjedhjet. Por ne jemi futur për një arsye shumë më të fortë. Ne kemi pasur një ftesë ndërkohë që nga blloku tjetër nuk kishim absolutisht një ftesë. Madje kishte tentativa të qarta për ta parë FRD  jashtë procesit zgjedhor dhe për t’i mos dhënë asnjë lloj mundësie për të konkurruar?

Pra është një kalim i FRD-së për mbijetësë?

Absolutisht jo. Janë parime ,por brenda parimeve ka dhe taktika të natyrës poltike. Ne kemi rënë dakort, dhe meqënëse jemi futur në marrëveshje, momenti më i rëndësishëm është ajo që ka të bëjë me programin tonë. Programi ynë është për shtetin  dhe qytetarin. Kemi kërkuar dhe kemi rënë dakord  që të punohet edhe me ekspertët tanë për një linjë të mjaft ndryshimeve që kanë të bëjnë me kushtetutën, me shtetin, me sistemin zgjedhor, natyrisht këto janë të shtrira në kohë, sepse ne nuk jemi në parlament por që do të ketë një bashkëpunim të shtrirë në kohë në këto pika, dhe e dyta që është e rëndësishme . Vetë zoti Rama e ka artikuluar publikisht, që ne jemi me identitete të ndryshme brenda kualicionit.

A është aleanca juaj me PS e natyrshme?

Sigurisht  që është e panatyrshme sepse nuk jemi në zgjedhjet e përgjithshme, dhe unë thashë gjithë arsyet se përse është bërë, por po të ishte e natyrshme ne nuk do ishim më parti e qendrës së djathtë. Ky është një koalicion atipik, shumë specifik, që nuk  nuk është për interesa specifike të FRD-së por për cështje shumë specifike..

Pra nuk është një marrëveshje për interesa? Se kjo është akuza, që është pazar?

Pazar janë mësuar që bëjnë të gjithë të tjerët që janë me rradhë. Ne jemi mësuar të dalim më vete. E kemi provuar më 2013  për të ruajtur identitetin tonë poltik . Sot në mënyrën se si është ndërtuar kodi zgjedhor është gati gati e pamundur edhe nëse ne do të merrnin të gjitha firmat është komisoni qëndror  që do të na penalizonte sikurse na penalizioi në Korçë

A është kjo një marrëveshja që ka një afat, që ka një kufi apo është e përfshirë edhe 2017?

Jo absolutisht që nuk është e përfishrë 2017, është specifike në funksion të këtyre zgjedhjeve. Nuk ka asgjë për tu cuditur është një marrëveshje jashtëzakonisht parimore . Ne na është kërkuar që të ofrojmë kandidatët tonë dhe ne nuk marrim  pjesë  për kryetar të bashkive. Ne konkurrojmë vetëm për anëtarë të këshillit bashkiak

Domethenë ju do të konkurroni në këto zgjedhje me kandidatët dhe listën tuaj për anëtarë të këshillit bashkiak?

Po po, Ky është parimi, kemi listën dhe kandidatët të cilët do të garojnë me siglën tonë.

Dhe i keni në 61 bashkitë kandidatët tuaj për anëtarë të kishillit bashkiak ?

Po po

Po ata që e kanë pritur me rezerva deklaratën tuaj se do të hyjmë në koalicion me mazhorancën por do të jemi në opozitë. Edhe nga zerat e fuqishëm  nga zërat e opozitës suaj. Si e komentoni?

Kanë këto komente sepse janë injorantë poltikë ose se kanë keqdashje poltike. E njoh politikën,  e njoh fare mirë sjelljen tradicionale të këtyre që po flasim të cilët në retrospektivë kanë vetëm marrëveshje të kësaj natyre me kundërshtarët e tyre poltikë. Dhe e kanë shitur si një element të emancipimit të politikës së tyre.  Të jesh parti e qendrës së djathtë nuk e ke tabu të bashkëpunosh me partitë e së majtës në funskoin të ndërtimit të shtetit.  Keto personazhe që une e mendoj se kush janë kanë qenë arkitekt të shkatërrimit të shtetit, madje kanë sjellë kaosin për lirinë e qytetarët.

Cila është marrëveshja jua reale me z. Rama?

Nuk ka një marrëveshje më shuëm se kjo që thashë, por që patjetër që në varsi të votive do kemi dhe nivelin  tonë të përfaqësimit tonë  në administrimin e 61 bashkive të vendit.

Është një marrëveshje mbi një bazament luajaliteti dhe besojmë në fjalën e thënë

Nuk keni frikë se do të zhgënjeheni?

Kur hynë në një marrëveshje të kësja natyre që bëhet poblike nuke k arsye që dyshime për realiximin e kësajmarrëveshje. Gjitha është e hapur dhe nuk  është berë në skuta, por në ambjente të hapura, publike.

Do ta kishit parapelqyer , do ta kishit pranuar një alenacë me partinë demokratike nëse do të kishit një ftesë prej saj?

Unë nuk bëj trajtime të natyrës  hipotetike..

Pse nuk ju ftuan, si e gjykoni ju?

Është cështje e tyre. Cdo poltikan bën arsytimet e veta, por nuk e gjej të rastiet të  jap komente për një gjë hipotetike. O jam i hapur për opisionet tona politike ose bëj analizë poltike për atë se cfarë ka ndondhur në sytë tanë. Se cfarë ndodh tek shqupi është  cështje e tyre..

Edhe ju e quai SHQUP si zotit Rama?

SHQUP-i është.

Është Selia e Partisë Demokratike

Shqupi është.. Shumë njerëz njohin si seli demokratike atë që ishte përpara se partia demokatike të vendosej në SHQUP. Ajo ndërtesë realisht ka nevojë të rstukturohet në pikapamjen e filozofisë politike, natyrisht i takon asaj partie, por do të ishte në të mirë të shqipërisë dhe të shoqërisë shqiptare trasformimi i saj.  E vemtja gjë që them publikisht, për zotin Basha, dhe kjo është një perseoptim ii m subbjektiv, që ai nuk liht i lirë të vendosë për lidërshpin e partisë.

Ju vetë e keni menduar ndodnjëherë të takoni z . Basha?

Unë nuk kam asnjë llojë problem të takpj Lulzim Bashën. Jemi të dy njerëz civil, asgjë nukë shtë tabu. Mua më vjen mirë që poltika shqiotarë të ndërrojë ujrat. Unë s’jam egositë në poltikë. Do të vijë një moment dhe unë do të  largohem dhe do të vijë  dikush tjetër .

Por meqnese sju pengon asgjë që ta kishit ftuar z. Bashan ë një takim, a mund ta bënit këtë përpara se të shkonit në një kualicion me tëmajtën?

 

Jo nuk e kam parë që ka qenë  e drejta ime që ta bëj këtë punë.

Prisnint një ftesë nga Basha?

Nga cili do që ka një ftesë ne jemi aq civil që të komunikojmë. Asgjë nuke pengon në poltikë njeriun për të bërë një komunik. Nukë shtë e thënë që të biem dakort  por nuk është e thënë që të kundërshtojmë për gjithcka.

 Si i komentonit lajmet nga dega e shkodrës së FRD-së që nuk e pranoi  aleancën tuaj me PS dhe do të bëjë një shkrije me partinë demokratike?

Nuk ë shtë cështje shkrirje . Në fakt Shkodra e ka  një situatë specifike tek ndjeshmëritë. Tek e fundit kemi thënë që hisotria në demokracie është cëhstjee mazhorancës së numrave. Ky është parimi. Unë ju siguroj qe ne pi apolikojmë parimin e një antëtar një votë në mënyrë shumë model.

Si ishte rasti i Shkodrës?

Ata kanë një mendim disi ndryshme për këtë komunikim sepse e thashë që gjithmonë shkodra ka pasur një ndjeshmëri specifike dhe Shkodra duhet kuptuar në këtë drejtim.

Sipas komisionit qendror të zgjedhjeve  ju keni 30 mijë vota, cilat janë pritshmëritë tuaja  në këto zgjedhje vendore?

Së paku nuk kemi dyshimin për të kundërtën.. Është njëmundësi më shumë për të patur në kontrollin e votave tona.

Mendosni se do ketë rritje të FRD?

Absolutisht po. Ne kemi dy arsye të forta që do të kemi në pritshmërinë e rritjes sepse jemi n një parti e organizuar e dyta sot jemi më të pjekur dhe jemi me këtë llojë mundësie kur presupozohet që votat tona se paku nuk do ta ketë atë rresik të madhe për tu përvetësuar nga të tjetër

Po për Tiranën , mendoni se do të jetë bastioni juaj sërish?

Ne jemi të bindur, së paku, kemi trefishin e votave që morrëm në zgjedhjet parlamentare.. Kjo është pritshmëria..

Meqënëse po flssim për zgjedhjet, keni ndodnjë mendim për kandidatin e PS, Erion Veliaj?

Nuk mund të futem në profeilin e tij më shumë se sa kryeministri qe e ka zgjedhur, por në bazën e rregullave dhe të lujalitetit të koalicionit FRD do të mbështesi z. Veliaj.

Po një koment për kandidaturën e z. Halim Kosova, të Partisë Demokratike..

Zotin Kosova e njoh, jo vetëm poltikish kam mjaft njohje. E njoh që në rininë e hershme kam mjaft respect për të. Është një qytetar intelektual profesionist. Është në të drejtën e tij të konkuroj dhe i uroj sukses..

Si e gjykoni reformën në drejtësi duke qenë se keni qenë dhe president?

Reforma në drejtësi ka mbetur. Dikur ka patur marrëdhënie shumë të acaruara midis ish maxhorancës dhe ish Presidentit por gjërat nuk arritën në këtë pikë. Këtu është bërë e dyanshme, propozo, rrëzo dhe nga ana tjetër, propozo, rrëzo. Çështja është që kjo po futet në një shtrat kronik dhe pas dy viteve unë mendoj që kjo sëmundje nuk është më akute por është kronike dhe proceset kronike janë shumë të vështira për t’u rikthyer dhe ato që e pësojnë janë institucionet dhe kredibiliteti  i tyre.

Çfarë duhet të bëjë maxhoranca për reformën në drejtësi në kushtet kur është pa opozitën.

Duhet vetëm vullnet formal nga palët politike për reformën në drejtësi dhe do isha marrë me ekspertë të së drejtës. Ekspertë ndërkombëtarë ne kemi këtu. Duhet një grup i formatuar mirë, i pranuar nga politika që s’do bëjnë gjë tjetër, vetëm do fusin një model  që është i përshtatshëm me modelet e BE.

Përsa i përket konfliktit midis maxhorancës dhe presidentit të Republikës, bëni me përgjegjësi dhe maxhorancën për këtë situatë?

Natyrisht, përgjegjësia është e dyanshme.

Mund të shmanget ky ngërç?

Po është e detyrueshme. Ju e shikoni çfarë ndodh? Si e mendojnë njerëzit, që shkojnë në një pozicion dhe ai është domaini i tyre privat? Kurrsesi. Unë uroj që vendimmarjet që marrin institucione të caktuar të jenë vendimmarrje autonome por kam një frikë. Nga mënyra si u ndryshua kushtetuta dhe nga mënyra si zgjidhet presidenti me 70 + 1 vota, tregon që presidenti cilido që të jetë, është apendiks i partisë politike që e ka çuar atje. Ndërsa modeli me 3/5 e votave sigurisht që ishte një model që e detyronte të ishte më i gjerë, më konsensual.

Si po e përjetoni këtë eksod të fundit të shqiptarëve? Ka  një ikje masive?

Është çështje e një psikoze të pakuptueshme sepse që nga momenti i liberalizimit të vizave, çdo qytetar shqiptar e ka patur mundësinë të lëvizë në vullnetin e tij të plotë por çështjet e realizuara në sinkron që kthehen në një lloj psikoze, ndodh në Kosovë, ndodh edhe në Shqipëri, duke një dorë që e koordinon. Nuk jam i teorive konspirative por është një dorë që e koordinon.

Keni ide kush fshihet pas kësaj dore?

Nuk e di, nuk kam asnjë lloj informacioni për këtë punë por në rast se do të diskutohej në terrenin e Kosovës, padyshim që e ka shpjegimin. Këtu në Shqipëri nuk e di.

Mendoni se arsyet u janë shtuar shqiptarëve për të mos besuar se mund të ketë shpresë për një të ardhme më të mirë?

Unë besoj se problemet ekonomike kanë qenë konstante në Shqipëri. Standardi i ekonomisë në Shqipëri ky ka qenë.

E shihni si artificiale këtë valë eksodi?

Patjetër unë e shoh si një suport në vijim të krijimit të një psikoze.

Leave a Reply