Itali-Shqipëri 1-0. Tifozi kuqezi hyn në fushë, Cana i jep autograf mbi flamurin kombëtar

Në ndeshjen miqësore të luajtur në Gjenova, Italia ka mundur Shqipërinë 1-0 me një gol të Stefano Okakas në minutën e 82-të, ndërsa goditja e tij me kokë u ndihmua edhe nga një prekje e lehtë me kokë e Salihit.

Më herët Ledian Memushaj rezikoi portën kundërshtare me një goditje dënimi. Në minutën e 37-të, Çikalleshi ka pasur një mundësi të mirë shënimi: një ngatërresë e De Silvestrit në mbrojtje, i jep mundësi kavajasit, që nga 20 metra të godasë kryqëzimin mes shtyllës dhe traversës, me topin që përfundon në duart e portierit Sirigu. Ndërkohë Berisha ka qenë protagonist në dy pritje vendimtare, duke treguar se është një portier i shkëlqyer.

Ndeshja ka kaluar në plan të dytë, sepse festa u zhvendos në shkallët e stadiumit, ku ndodheshin të pranishëm më shumë se 10 mijë tifozë kuqezinj, të ardhur jo vetëm nga Italia, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera të Evropës.

Pikërisht një episod kurioz ndodhi në stadiumin “Marasi” jashtë programit gjatë ndeshjes miqësore Itali-Shqipëri. Në minutën e 25-të, ka pasur një invazion paqësor të fushës nga ana e një tifozi të kombëtares që mbante në duar flamurin kombëtar kuqezi.

Soccer: friendly match Italy-AlbaniaTifozi shkoi direkt te Cana për t’i marrrë një autograf dhe kapiteni ka pranuar me dëshirë t’ia firmosë. Rreth minutës së 30-të ka pasur dy ndërprerje të tjera të ndeshjes nga dy tifozë të tjerë kuqezinj të kombëtares.

Por këta të fundit janë larguar menjëherë sapo kanë përqafuar futbollistët e De Biazit.

Ai që ka shmangur ndërprerjen e ndeshjes nga ana e gjyqtarit ka qenë Lorik Cana, i cili i ka ftuar tifozët shqiptarë të mos hyjnë në fushë. Pastaj loja ka rifilluar.

Leave a Reply