Ivica Daçiç këndoi “O sole mio” në darkën me Ramën

ivica

Mediat serbe vazhdojnë që të publikojnë detaje nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi.

“Kurir” shkruan sot se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka kënduar në darkën e shtruar për Ramën, këngën napolitane “O sole mio”.

Ky veprim i ministrit të Jashtëm serb është bërë për të relaksuar pak ambientin, pas deklaratave të Ramës në konferencën e shtypit për Kosovën.

Kjo, duke qenë se kryeministri serb, Vuçiç, ishte ende i tronditur nga deklarata e Ramës.

Edhe këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Shkëlzen Maliqi, kishte pohuar se Daçiç ka kënduar në darkën e shtruar nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç.

Ka qenë një atmosferë e relaksuar, darkë pa protokoll, në të cilën ishin vetëm delegacionet e ngushta, kryeministrat dhe anëtarët e delegacionit. Kishte ushqim të bollshëm, pak muzikë, madje zv/kryeministri Ivica Daçiç ka kënduar arie dhe këngë të popullarizuara”, ka thënë Shkëlzen Maliqi./b.l

 

 

Leave a Reply