Ja 32 emrat në Gjykatë që mashtruan me TVSH-në

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Gjykatë emrat e 24 personave dhe 8 subjekte tatimorë, të akuzuar si të përfshirë në një skemë mashtimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në industrinë e përpunimit të metaleve, skrapit, skemë e cila ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 26 milionë dollarësh.

Sipas organit të akuzës, subjektet e administruar prej këtyre personave akuzohen të gjithë për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, të stampave ose formularëve” në bashkëpunim, që ka sjellë pasoja të rënda, e parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Prokuroria e Tiranës e ka nisur këtë hetim, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ndërkohë po procedohen penalisht edhe 14 persona të tjerë, të përfshirë në skemën mashtruese.

 

Personat dhe subjektet e dërguar për gjykim në pjesën e dytë të dosjes janë:

Përparim Zeqaj; Shoqëria “Sile-Alb”, me administrator Përparim Zeqaj;

Jurxhin Zeqaj; Shoqëria “Prokat”, me administrator Jurxhin Zeqaj;

Durim Musa; Shoqëria “Musa”, me administrator Durim Musa;

Avni Hoxha; Shoqëria “Hoxha”, me administrator Avni Hoxha;

Robert Hoxha; Shoqëria “XHOIS GROUP”, me administrator Robert Hoxha;

Vjollca Hoxha; Shoqëria “Franko-94”, me administrator Vjollca Hoxha;

Mimoza Hoxha; Shoqëria “Rei 2012”;

Krenar Mukaj; Shoqëria “Gold Plus, me administrator Krenar Mukaj;

Agim Xhika; Josif Kadria; Maltin Lleshi; Artan Mallkazi; Roland Simolla; Petrit Terziu; Bedri Murrja; Nuredin Ceni; Bujar Stillo; Xhelil Toshi; Sokol Shatku; Ilia Delliu; Viktor Xhani; Metodi Marku; Agron Koçi; Pashako Muha.

Leave a Reply