Ja detajet e organizimit të protestës së PD

Protesta e demokratëve do të jetë një marshim që nis nga sheshi “Skënderbej”, e më pas për t’u mbledhur të gjithë nësheshin përpara Kryeministrisë. Protesta nis në orën 12:00 nga sheshi “Skënderbej”, ku do të hidhen dhe pankartat e para për uljen e çmimit të energjisë, uljen e taksave, mosmiratimin e buxhetit 2015, papunësisë, varfërisë, rritjes së pasigurisë në vend, etj.

Në momentin që kreu demokratBasha do t’u bashkohet protestuesve, marshimi do të zhvendoset përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe do të ndalet para godinës qeveritare. Para Kryeministrisë do të instalohet dhe një podium, ku do të flasin qytetarë të ndryshëm nga mbarë vendi.

Protestën do ta hapë kreu i Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja, dhe më pas do të flasin sindikalistë të tjerë. Pas tyre do të marrë fjalën kreu i PD-së, LulzimBasha, i cili do të mbyllë edhe protestën e datës 22 nëntor dhe do të lajmërojë shpërndarjen e saj në të gjitha qytetet e vendit.

Një ditë para protestës, Policia e Tiranës bëri të ditur se janë marrë masat për sigurinë e rendit dhe qetësisë, ndërkohë që njoftoi se do të bllokohet qarkullimi i mjeteve prej orës 11:00 deri në orën 16:00 në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza” dhe në sheshin “Italia”.

Leave a Reply