Ja si e fshehin shqiptarët kokainën (VIDEO)

Ata kishin fshehur një kilogram kokainë në Mercedes-in e tyre në një vend shumë sekret dhe të vështirë për të zbuluar. Por, policia në Genoa pasi ka zbuluar drogën ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët do të fitonin 500 mijë euro nga shitja e kokainës në tregun e pakicës.

Oficerët e policisë vunë re një manovër të çuditshme të bërë nga shoferi i makinës. Pas inspektimit të kujdesshëm, policët zbuluan modifikimet e bëra për të nxjerrë strofullin ku ishte fshehur kokaina. Vendi i fshehjes hapej vetëm me anë të një magneti.

“Të dy të huajt kishin përdorur një mënyrë të zgjuar të fshehjes. Një mekanizëm ndihmës aktivizohet nga një magnet. Kjo është përdorur vetëm për të hyrë në një ngarkesë ndryshe i paarritshëm”, thuhet në komunikatën e policisë.

VIDEO

Leave a Reply