Ja yjet kuqezinj që do të luajnë kundër Gjermanisë

Më 7 maj, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00, do të luhet ndeshja e veteranëve Shqipëri-Gjermani. Interesi për këtë takim është i veçantë, pasi Gjermania rikthehet për të luajtur në Shqipëri, pas 14 vitesh, ndonëse kësaj here në një miqësore midis veteranësh të viteve ’80-’90.

“Ka një interesim të jashtëzakonshëm për ndeshjen, në FSHF kam gjetur mbi 300 kërkesa për të luajtur. Jam habitur, vetëm unë edhe nja 2-3 të tjerë, nuk kishim luajtur me Kombëtaren kundër Gjermanisë. Thuaj shyqyr që ndeshja nuk është në Gjermani, se atëhere nuk do të kishte avion që do të na merrte”, ka thënë për “Sportal” tekniku i kësaj Kombëtareje Astrit Hafizi.

Ai ka rrëfyer se në FSHF janë duke u marrë masat e fundit organizative, në mënyrë që ky takim miqësor, të krijojë një mjedis të hareshëm e festiv.

“Pasi kemi bërë disa telefonata, kemi hartuar një listë me futbollistë, ku 25 prej tyre do të aktivizohen në këtë miqësore”, thotë Hafizi. /albeu.com/
Kombëtarja e kuqezinjve veteranë do të përbëhet nga këta “yje” të futbollit shqiptar:

Foto Strakosha, Perlat Musta, Blendi Nallbani, Erion Bogdani, Igli Tare, Alban Bushi, Klodian Duro, Altin Rraklli, Nevil Dede, Sokol Kushta, Ilir Shulku (?), Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, Ervin Fakaj, Arjan Bellai (?), Haxhi Ballgjini, Vasillaq Zëri, Millan Baçi, Kreshnik dhe Geri Çipi, Ylli Shehu, Mirel Josa, Bedri Omuri, Rudi Vata, Afrim Tole, Agustin Kola, Edvin Murati dhe Altin Lala. Trajnerë: Astrit Hafizi dhe Sulejman Demollari.