Julian Sinanaj: Urdhëri për vrasjen e Skerdiliad Konomit u dha nga Durrësi. Shkak, pronat

sinanaj

Kanë kaluar tre vjet, por vrasësit e gjyqtarit Skerdiliad Konomi, që u ekzekutua me një atentat mafioz në qendër të Vlorës, nuk janë gjetur akoma.

Por, “GSH” shkruan sot se Julian Sinanaj, i arrestuar pak muaj më parë për një sërë vrasjesh, ka dijeni për autorët e kësaj vrasje.

Ai ka dhënë emrat e dy vrasësve në prokurori, ndërsa ka thënë se urdhëri për ekzekutimin me eksploziv të konomit është dhënë nga Durrësi.

Sipas tij, gjyqtari u vra për shkak të konflikteve për pronën, ashtu siç dhe dyshohej.

Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz në 9 shtator 2011.

Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë.

Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi.

Paraardhësit e Konomit kanë pasur prona në Hamallaj të Durrësit dhe pas dëshmisë së Sinanajt, përforcohet ideja se ai është vrarë pikërisht për këtë arsye.

Tashmë pritet të shihet nëse do të kemi ndonjë arrestim për këtë ngjarje./b.l

 

Leave a Reply