Kreu i organizatës për shitjen e diplomave false për 1800 euro, 54-vjeçarja me pseudonimin “Roki”

diploma

 

Zbulimi i skemës së shitjeve të diplomave false për 1800 euro dhe më pas arrestimi i 5 të dyshuarve, është bërë nga Kryeministria.

Ka qenë drejtoria e Antikorrupsionit në Kryeministri, e cila ka denoncuar shitjen e dplomave në disa gjimnaze, raporton “shqiptarja.com”.

Për këtë arsye, në mars kanë nisur hetimet dhe pas vërtetimit të akuzave, ditën e djeshme janë arrestuar pesë persona.

Kreu i kësaj organizate ka qenë 54-vjeçarja Afete Koka, që njihej me pseudonimin “Roki”.

Ajo gjente personat e interesuar për diploma dhe më pas bashkëpunëtorët e saj, Gramoz shehu e Arbër Pelo siguronin diplomat në Fier.

Diplomat i lëshonte drejtori Andrea Haxha dhe sekretarja Aleksia Troka, të cilët gjithashtu janë arrestuar./b.l

Leave a Reply