Kryeministri Rama jep lejen për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi sot prara përfaqësuesve të komunitetit mysliman, se qeveria e tij do t’i japë fund pengimit politik të xhamisë, me nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës Fetare.

“Jemi sot këtu dhe më lejoni t’iu them se jam krenar që në një kohë relativisht të shkurtër, i dhamë zgjidhje një problemi që qëndroi i hapur kaq gjatë. Ky problem ka qëndruar kaq gjatë i hapur si shprehje e mungesës së vullnetit politik dhe e mungesës së seriozitetit dhe përgjegjshmërisë qytetare të drejtuesve në raport me këtë komunitetet”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se ndërtimi i xhamisë së re është një vlerë për të gjithë, dhe është e rëndësishme që xhamia e re të mos perceptohet  si një mish i huaj për të tjerët, por si një objekt i respektueshëm në të gjitha përmasat:

“Sepse xhamia e re do të jetë pjesë e qytetit tonë. U fol për haram, aty ku paqshëm nga dheu do të lartësohet jo një simbol përfitimi, por simbol për shpirtin. Një xhami me qendrën e saj kulturore dhe hapësirat e saj për ta bërë një objekt ku gjithkush do të hyjë, në mos për t’u falur për të shijuar aktivitetet kulturore duke qenë se ky objekt na jep një hapësirë kulturore”.

“I hapim rrugë një objekti të vëllazërisë fetare”

Rama u shpreh i revoltuar për ata persona që janë shprehur kundër këtij projekti që do të mbyllë trekëndëshin e katedrales katolike, dhe asaj ortodokse:

“U trajtuan si qafirë besimtarët që dhanë ç’kishin, për të ngritur një simbol unikal. Xhamia mbyll trekëndëshin e hapur mes katedrales katolike, asaj ortodokse dhe boshllëkun e lënë për 20 e kusur vjet,  të tempullit të tretë të këtyre besimeve të mëdha, ndërkohë që do të plotësojmë këtë konstelacion”.

Sot mes prezencës së shumë përfaqësuesve myslimanë dhe të krishterë, Rama preferoi të sillte konspiracionin e hipokritit, duke pohuar se “ata që përbaltin besimtarin, mbajnë mbi supe vetë haramin”.

“Sot ne jemi këtu të gjithë së bashku të vetëdijshëm, se i japim rrugë një mungesë prej kaq shumë vitesh, që i hapim rrugë këtij objekti kulture dhe besimi, që rrezaton vëllazërinë fetare”, tha Rama.

“Muzeu financohet nga qeveria, xhamia nga komuniteti mysliman”

Muzeu i Harmonisë do të ndërtohet  me financime të siguruara nga qeveria, ndërsa xhamia me vetëfinancim nga komuniteti mysliman. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Rama, ditën e sotme kushtuar ndërtimit të xhamisë së re të Namazgjasë dhe Muzeut shoqërues të saj.

“Ky projekt do të japë një mesazh se luftërat mes feve nuk ekzistojnë por ekzistojnë luftëra mes injorantëve, dhe jo besimtarëve,  dhe prandaj për t’u mbrojtur të gjithë nga injorantët dhe për të mos lejuar që vrulli i injorantëve të mos përfshijë në luftë besimin, ne së bashku do punojmë krah për krah që rruga e shpirtit dhe e mendjes të jenë të pandara,  dhe shpirti dhe mendja të kërkojnë dijen në rrugën e tyre, në mendjen që qëndron në ekuilibër falë dritës së shpirtit.

Rama dorëzon lejen për ndërtimin e xhamisë

Kryeministri i dorëzoi personalisht lejen kreut të komunitetit mysliman, Skënder Bruçajt për ndërtimin e xhamisë së re për komunitetin mysliman.

“Po jap përfundimisht lejen për ndërtimin e xhamisë së re, që është po aq e vërtetë shqiponja më dy krerë dhe përkrenarja në këtë dosje”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se 28-29 nëntori i këtij viti, do të jetë i paharrueshëm për komunitetin mysliman pasi vigjilja e tij, ashtu si kishte pretuar, do të përkojë me pavarësimin e Namazgjasë në funksion të myslimanëve dhe çlirimin e komuniteti nga kjo barrë e tmerrshme.

“Rroftë pavarësia e çlirimit të komuniteti mysliman”, përfundoi Rama..

Leave a Reply