Ku ndryshon Shqipëria nga Serbia?

“Ata që mendojnë ende për Shqipërinë e Madhe jetojnë në një tjetër botë”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në intervistën e dhënë për “Research on South East Europe” (Kërkime për Europën Juglindore), duke nënkuptuar se ky është dallimi thelbësor midis “nesh” dhe “atyre”.

Në intervistë, ministri ka folur edhe për aspekte të tjera që i bëjnë dy shtetet të ndryshme:

“Ne jemi vend anëtar i NATO-s, ndërsa Serbia mohon çdo lloj lidhjeje formale me të; ne jemi pjesë e projektit TAP, ndërsa Serbia jo; ne jemi anëtarë të nismave mesdhetare, ndërsa Serbia nuk është”.

Mirëpo shefi i diplomacisë shqiptare nuk i ka mohuar ngjashmëritë mes dy vendeve, ku ka theksuar në veçanti anëtarësimin në BE, si emëruesin e përbashkët për normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.

“Serbia dhe Shqipëria janë që të dyja vende kandidate për në BE e për këtë arsye ne e shohim normalizimin e marrëdhënieve si element kyç për konsolidimin e stabilitetit demokratik në rajon dhe për avancimin e përbashkët në proceset integruese”.

Leave a Reply