Ky studim me siguri do të jetë makthi i të gjithëve

Një studim nga Suedia tregon lidhjen që ka përdorimi i telefonave celularë me gliomën, llojin më të zakonshëm të tumorit në tru.

Studimi ka ekzaminuar mijëra njerëz të diagnostifikuar me tumor në tru duke i krahasuar ato me kontrollet individuale të njerëzve që nuk janë të prekur nga kjo sëmundje.

Nga kjo rezultoi se në një vit përdorimi të telefonit, rreziku për prekjen nga glioma rritet nga 30 deri në 40%. Gjithashtu në përfundimin e studimit thuhet se sa më gjatë të keni përdorur wireless-in apo sa më i ri ta keni nisur përdorimin e kësaj teknologjie, aq më i madh është rreziku që të prekeni nga ky lloj kanceri.

Sa i madh është rreziku? Nëse keni përdorur wireless-in e telefonit për 25 vjet, rreziku që tre prekeni nga tumori në kokë trefishohet, thuhet nga të dhënat e këtij studimi.

Tumori kancerogjen ka shumë mundësi që të shfaqet në anën ku njerëzit priren të mbajnë telefonin dhe me shumë mundësi do të shfaqet në anën e kokës pas veshit.

“Duhet të shqetësoheni dhe të mos ekspozoheni më shumë nga ky rrezik” thotë një nga autorët e studimit, Lennart Hardell, anëtar i Departamentit  të Onkologjisë në Universitetin Orebro.

Hardell thotë se, frekuencat e fushë elektromagnetike (RF-EMF) që lëshon lidhja wireless e telefonit përbën rrezik për tumorin pasi përçajnë qelizat e trurit për aftësinë riparuese të AND-së apo mund të shkaktojnë mutacion të disa qeneve. Ai thekson se fëmijët janë në rrezik të madh pasi kafka e tyre është më e hollë, gjë e cila rrit rrezikun e ekspozimit nga RF-EMF.

Por, para se të frikësoheni, merrni parasysh që L. Dade Lunsford, neurolog dhe doktor i famshëm në Universitetin Pittsburgh, pasi ka rishikuar të dhënat e studimit suedez thotë se nuk është i bindur nga të dhënat e tyre.

Leave a Reply