Lezhë, 17-vjeçari qëllon me shkop në ballë mësuesin gjatë orës së mësimit

Policia e Lezhës ka arrestuar një adoleshent, që akuzohet për dhunë ndaj mësuesit të tij të kimisë.

Ngjarja është rregjistruar paraditen e djeshme në Lezhë, rreth orës 10:00 të paradites, në shkollën e mesme “Kolin Gjoka”.

Sipas policisë, 17-vjeçari E.Gj i ka prishur orën e mësimit mësuesit të kimisë dhe më pas e ka goditur me një shkop në kokë.

Mësuesi mësohet se ka marrë dëmtime në ballë.

Ai është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe pas kësaj është larguar në banesë jashtë rrezikut për jetën.

17-vjeçari E.Gj u arrestua rreth orës 16:00 të pasdites, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të “Goditjet për shkak të detyrës”./b.l

Leave a Reply