Ligj i çuditshëm, çdo grua ruse shtatzënë me spermën e Putinit

Nuk është hera e parë që dëgjojmë për tentativa të diktarorëve për të rritur sa shumë jetëgjatësinë e tyre në pushtet, por jo vetëm.

Rasti i fundi vjen nga Rusia, megjithëse nismëtare është një deputete ruse dhe jo presidenti Vladimir Putin.

“Neë York Observer”, shkruan se Yelena Borisovna Mizoulina ka propozuar një ligj sa të çuditshëm aq edhe qesharak në Dumën e Shtetit, me anë të të cilit propozon se femrat në rusi do të mund të lindin fëmijë me spermën e Putinit dhe kjo sipas ligjvënëses me qëllimin e vetëm për të zgjatur e përhapur madhështinë e Rusisë.

“Çdo qytetare e Rusisë do të marr me postë materialin gjenetik të Presidentit, për të mbetur shtatzënë prej tij dhe të ketë një fëmijë,” tha Yelena duke sqaruar propozimin e çuditshëm.

Ajo shpjegoi se pasi pasardhësit e Putinit të lindin, ata duhet të vijojnë mësimet në shkolla të posaçme për të siguruar që ata të zhvillojnë në mënyrë sa më të denjë gjenet e tyre.

“Pasardhësit presidenciale duhet të ndjekin shkollat Suvorov, shkolla që përqendrohen në trajnimin ushtarak, ku këta fëmijë do të mësojnë si të jenë të përkushtuar ndaj atdheut dhe presidentit të Federatës Ruse”, tha Mizoulina.

Sipas saj nënat që do të rritin fëmijët e Putin do të marrin një kompensim të veçantë nga shteti.
Mizoulina është e njohur për nismat e saj ligjore që kanë shkaktuar debate të ashpra në Rusi. Ajo është autore e ligjit të miratuar në vitin 2013, që ndalon propagandën homoseksuale.

Leave a Reply