Llojet e taksave që paguajmë, çfarë ndryshon?

taksa

 

Gjithsej llojet e taksave që paguajnë qytetarët shqiptarë arrijnë në 20.

Edhe pse disa nuk paguhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, konsumatori është ai i cili suporton edhe koston e taksave të biznesit.

3 janë llojet e pagesave fiskale që të gjithë ne bëjmë çdo vit: taksa të përgjithshme, ku futet tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, ai mbi pagën etj.

Një pjesë që mbetet ndahet në taska kombëtare dhe taksa vendore.

Qytetarët shqiptarë paguajnë taksë mbi pasurinë, infrastrukturën, taksë qarkullimi e cila vilet nga karburantet, taksë për automjetet e përdorura, madje ka dhe taksë të fjetjes në hotel, raporton Vizion Plus.

Nga të gjitha këto, qeveria ka vendosur që në vitin 2015-të të rrisë tatimin mbi të ardhurat personale.

Fitimi më i madh këtu vjen përmes bërjes 15% të tatimit të dividentit që është fondi që biznesi mban për të investuar dhe tatimit të interesave bankare.

Burime nga financat thonë se tatimi i interesave është një taksë e cila sigurohet më lehtë nga të gjitha, pasi transaksionet bankare janë shumë lehtë të vërtetueshme.

Viti fiskal 2015-të do të hyjë edhe me dy taksa të reja të cilat po ashtu prekin qytetarët: taksa e qarkullimit të automjeteve dhe akciza e duhanit.

Ky do të jetë viti i dytë që këto tatime rriten.

Por, përveç këtyre, Ministria e Financave ka hartuar edhe një paketë fiskale e cila do të ulë kostot në bujqësi dhe nga ana tjetër do të ulen edhe kostot që qytetarët paguajnë në kompanitë e sigurimit.

TVSH në këtë sektor do të bëhet 3%, çka do të thotë lehtësim për siguracionet e jetës, makinave dhe pasurive, që presin qytetarët.

Në morinë e gjithë ndryshimeve fiskale të cilat kanë qenë të shpeshta në Shqipëri gjatë këtyre viteve, pyetja që ngrihet është se sa do të arrijë të mblidhen këto taksa dhe kush është ai që paguan?

Buxheti i 2015-ës për herë të parë vendos si detyre mbledhjen e afro 100 milion dollarëve nga ulja e informalitetit. Ndërsa 150 milion dollarë do të vijnë nga rritja direkete e taksave./b.l

Leave a Reply