Makaronat dhe sallata, ilaçe kundër infarktit të zemrës

540x380_ac

Konsumi i vazhdueshëm i një pjate makaronash, shoqëruar me një sallatë, është në gjendje që të ulët ndjeshëm rrezikun për t’u goditur nga një infarkt. Një studim i realizuar nga një grup ekspertësh arriti në përfundimin se konsumi i ushqimeve të pasura me fibra redukton me 7-10% probabilitetin e prekjes nga sëmuret kardiovaskulare.
Gruri, orizi, frutat, dhe zarzavatat janë burimi kryesor i marrjes së fibrave për njeriun, prandaj është e rëndësishme që makaronat të jenë realizuar me miell gruri.
Lajthitë gjithashtu janë të pasura me fibra, ndonëse një pjesë të tyre janë të patretshme nga organizmi i njeriut.
Studimi i ekspertëve u bazua mbi vëzhgimet, në të cilat probabiliteti i prekjes nga sëmundje, u shqyrtua në disa grupe të ndryshëm njerëzish, të ndarë sipas zakonit të tyre në të ngrënë, midis viteve 1990-2012.
Masa e rekomanduar e fibrave në ditë është rreth shtatë gramë, një sasi e arritshme nëpërmjet konsumit të një pjate makaronash, me sallatë ose dy fruta në mungesë të sallatës.

Leave a Reply