Marrëveshja, studentët e Gjeologji- Minierave ndërpresin protestat

Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Gjoelogji-Minierave kanë ndërprerë protestën e tyre.

Kjo, pasi drejtuesit e këtij Fakulteti kanë arritur një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

Protestuesit ishin kundër vendimit të qeverisë për shpërnbguljen e tyre nga fakulteti, godina e të cilit do të kthehet në Pallat Drejtësie.

Mësohet se tashmë është arritur një marrëveshje për ndërtimin e një godine të re në të njëjtin ambient, ku do të shkojnë studentët.

Për këtë arsye, Përparim Hoxha, dekani i këtij fakulteti deklaroi se stafi pedagogjik dhe studentët që nga dita e nesërme studentët do të nisin normalisht mësimin pasi kanë arritur një marrëveshje.

Leave a Reply