Mediet Serbe: Rama do shkojë në Preshevë

SERBI- Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë vizitës së tij në Beograd, do të përfitojë nga rasti për të shkuar edhe në Preshevë.

Kjo deklaratë është publikuar nga media serbe “Alo.Rs”, sipas së cilës, “ambasada shqiptare në Beograd, tashmë ka prenotuar një autobus me të cilin do të udhëtojnë 50 shoqërues, për në Serbinë jugore”.

Edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga Tirana zyrtare, portali serb shkruan se përfaqësuesit e ambasadës serbe kanë marrë me qera një autobus nga një kompani private e dhënies me qera të automjeteve, me të cilin kryeministri do të udhëtojë së bashku me 50 persona të tjerë drejt Preshevës.

Ambasada e Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë prononcim zyrtar, në lidhje me këtë pretendim, pavarësisht se  “Alo.Rs” shkruan se kjo është konfirmuar nga një zyrtar brenda ambasadës.

“Unë nuk mund të flas për detajet e vizitës. Unë mund t’iu them vetëm se është konfirmuar që ai do të shkojë në Preshevë”, thotë një nga zyrtarët e ambasadës shqiptare, sipas portalit.

Leave a Reply