Mesila Doda: Ahmet Zogu, një histori që përsëritet

 

Deputetja demokrate, Mesila Doda, këtë herë i ka bërë një analizë figurës së Ahmet Zogut:.

Sipas saj, Zogu është themeluesi i shtetit modern shqiptar, që pastaj e ç’bëri gjithçka kishte bërë.

Janë të rralla personazhet që mbulohen me një tis trishtimi e harrese si ai i Ahmet Zogut. Kur ishim nxënës shkollash rreth viteve 70’-80’ historiografia komuniste na thoshte fare pak për “të vetquajturin” mbret të shqiptarve, Ahmet Zogun. Dinim që iku dhe grabiti arin e Shqipërisë dhe kaq… – shkruan Doda në Facebook

Në të vërtetë Ahmet Zogu, është shumë më tepër se kaq: themelues i shtetit modern shqiptar, shpëtimtar i një Shqipërie që sulmohej ushtarakisht nga fqinjët, krijues i një infrastrukture juridike, ekonomike financiare e sociale si askush më parë, e më pas lëshues i vendit ditën më tragjike të tij, mizor dhe diplomat, oriental e perendimor njëherësh – mendon deputetja dhe shton:  “Tek e fundit politikanët (burra) do gjejnë nga pak veten, kush më shumë e kush më pak bart brenda vetes diçka nga ëndrrat dhe marritë e mbretit Zog”.

Ahmet Zogu, është shqiptari që themeloi një shtet modern dhe më pas çbëri krijesën e vet, pak nga egoizmi, pak nga vetmia ku çon pushteti absolut e pak nga loja e mbrapshtë e fatit. Ahmet Zogu është një histori që përsëritet…”./b.l

Leave a Reply