Meta: Zbatimi i ligjit rrugë pa kthim, cilado qoftë kostoja

Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha së abuzimit me energjinë elektrike duhet t’i jepet fund. Sipas tij, nëse nuk i japim fund në mënyrë të prerë çdo shtegu të abuzimit me energjinë, nuk do hedhim asnjë hap të qëndrueshëm para. Ai garantoi se në vitin 2018 energjia elektrike do të kthehet nga një faktor minus, në faktori pozitiv.

“Debati më i madh ka lindur lidhur me ristrukturimin e çmimit dhe heqjen e fashës 300 kw. Qeveria e ka dhënë zgjidhjen për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike të konsideruara në nevojë. Të gjitha këto do kompensohen për diferencën në lekë. Kjo besoj është një tregues i qartë për të mbrojtur këtë shtresë ndërkohë që hiqet mundësia për manipulimin që është bërë deri tani. Kjo reformë rrit transparencën”,-tha kreu i Kuvendit.

Për sa i përket prishjes së ndërtimeve të paligjshme në mënyrë selektive, Meta tha se ato janë pretendime të opozitës, e cila është kundër çdo gjëje. Për buxhetin 2015, ai tha se qeveria ka shënuarprogres në formalizimin e ekonomisë, pavarësisht kostove të cilat janë të përkohshme. “Kostot janë të përkohshme sepse reformat janë të shëndetshme. Kostot janë si puna e ilaçeve të hidhura kur i pi, por më vonë të bëjnë mirë. Ka qytetarë që për momentin mund të jenë të pakënaqur, por nesër padyshim do të bëjë një rivlerësim të këtyre politikave, reformave. Zbatimi i ligjit është një rrugë pa kthim, cilado të jetë kostoja.

Leave a Reply