Moxhi: Unë te Juventus? Të shohim

moxhi
Luciano Moxhi lëshon një deklaratë befasuese mbi të ardhmën e tij si drejtues sportiv.

77-vjecari nuk e përjashton mundësinë që të kthehet tek Juventusi, sigrurisht nëse kjo do të ishte edhe dëshira e presidentit Anjeli.

“Për momentin jam i përqëndruar në apelimin që kam bërë në Gjykatën Euopiane të Strasburgut.

Procesi gjyqësor i Calciopolit është mbyllur ashtu sikurse unë dhe përfaqësuesit e mi ligjorë shpresonim.

Unë do ta vijoj betejën time dhe pasi gjithcka të mbyllet, do të marr më konsidertatë propozimet që do të më vijnë.”

Më pas ish-drejtuesi bardhezi foli mbi të ardhme e Karlos Tevez, duke e përjashtuar mundësinë e largimit të tij në fund të sezonit:

“Tevez do ta respektojë deri në fund kontratën që ka me Juventusin dhe që skadon në vitin 2016.

Vetëm pas një viti klubi duhet të shqetësohet për të zëvendësuar argjentinasin”.

Por cili është gjykimi i Moxhit mbi futbollin e sotëm italian?

“Që kampionati ynë nuk është në nivelin e duhur e tregon fakti që skuadra kryesuese është e shkëputur 15 pikë nga ndjekësja më e afërt.

Skuadrat preferojnë të investojnë te të huajt dhe nuk u japin hapësira të rinjve vendas dhe këtë e vuan kombëtarja italiane.

Edhe Juventusi, që në Itali po bën ligjin, në Europë nuk po arrin ta imponojë lojën e tij”, shprehet Moxhi.

Më gjithë kritikat për futbollin italian, Moxhi nuk e sheh të pamundur kualifikimin e Juventusit në finale të Championsit:

“Besoj se Juventusi e ka arritur objektivin me kualifikimin në cerekfinale.

Ndeshjet e Championsit janë të paparashikueshme.

Me pak fat, bardhezinjtë mund t’i eliminojnë edhe kundërshtarët që janë më lart se ta”.

Leave a Reply