Ndahet nga jeta “Doktor Flori”

Ndërron jetë në moshë të re Florian Kondi, i njohur si “Doktor Flori”. Pjesëtari i grupit muzikor “West Side Family”, ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në banesën e tij, për shkaqe ende të panjohura.

Sipas mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, “Doktor Flori” ka mbërritur i pajetë në urgjencë dhe nuk ka patur asnjë mundësi për t’i dhënë atij ndihmën e parë.

Aktualisht trupi i kengetarit ndodhet ne morg dhe pritet qe Mjekësia Ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes së të riut.

Leave a Reply