Ndërron jetë ambasadori shqiptar në Maqedoni, Petrit Bushati, të hënën homazhe në MPJ

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati. Ditën e hënë, në ambientet e ministrisë së punëve të jashtme do të mbahet një ceremoni homazh për nder të diplomatit shqiptar që ka shërbyer në disa vende gjatë karrierës së gjatë.

Në vitet 1988-1991 Petrit Bushati ka qenë ambasador i Shqipërisë në Suedi, në vitet 1997-2001 ka qenë ambasador në SHBA, në vitet 2001-2006 ka sherbyer në Beograd, ndërsa kohët e fundit shërbente si përfaqësues i shtetit shqiptar në Maqedoni.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e diplomatit Petrit Bushatit, kontributi i të cilit në politikën e jashtme shqiptare ka qenë i vyer.

“Dhimbje e thellë për ambasador Petrit Bushati. Profesionalizmi i tij do t’i mungojë diplomacisë shqiptare”, tha Bushati.

Leave a Reply