Olimpiakos hedh në gjyq Erion Braçen

Një koment i deputetit të Partisë Socialiste në rrjetin social “Facebook” ka marrë kundërpërgjigje ligjore nga ana e ekipit grek të futbollit, Olimpiakos.

Tifozi i Juventusit, Erion Braçe pak minuta pas përfundimit të takimit për Ligën e Kampionëve Juventus-Olimpiakos që përfundoi me rezultatin 3-2 shkruante se ekipi grek është ekipi më i ndryrë i Evropës.

“Juventus bën detyrën dhe mund ekipin më të ndyrë të Evropës”, komentonte Braçe.

Ky koment është cilësuar “qesharak” dhe “fyes” nga Drejtori i Komunikimit të Olimpiakosit, Konstantinos Karapapas.

“Ky qëndrim qesharak që fyen Olimpiakosin (dhe fatkeqësisht është anëtar i parlamentit) do të zgjidhet në gjykatë”, shkruan Parapapas në profilin e tij personal në “Facebook”.

Leave a Reply