Pajisja që lejon komunikimin qen-njeri

Kërkuesit shkencorë të Universitetit Shtetëror të Karolinës së Veriut (SHBA) kanë prodhuar një aparaturë që do të lejojë komunikimin mes njerëzve dhe qenve.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për një prototip që me kalimin e kohës do të përmirësohet dhe zhvillohet më tej.

Kjo aparaturë do të përdoret sidomos për të stërvitur qentë që përdoren për operacionet e shpëtimit të personave.

“Kemi ideuar një platformë komunikimi mes njerëzve dhe qenve që i hap rrugën mënyrave të reja të përkthimit”, ka zbuluar doktori David Roberts.

Leave a Reply