PD prezanton kandidatët në Qarkun e Elbasanit/Basha: 21 Qershori, ora e llogaridhënies

basha
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatët për kryebashkiakë në Gramsh Kodhel Çala, në Cërrik Qamil Boja, në Belsh Asqeri Kuqja dhe në Peqin, Albert Kreçi.

Gjatë takimeve të zhvilluara në këto zona, Basha tha se Shqipëria  ka dy vjet që ecën në rrugën e gabuar.

Kam takuar sot, sikundër dje dhe ditët e kaluara, nëna kryefamiljare që qanin se s’kishin bukë t’u jepnin fëmijëve, që mbanin me ujë me sheqer foshnjen 10 muajshe, baballarë që hidhninin kokrrën e lotit sepse ministri i mirëqenies personale u ka hequr asistencën për djalin se i ishte prerë vetëm një dorë e i duhej pritur edhe tjetra që të përfitonte asistencën”, tha Basha.

Kjo mazhorancë nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe shembulli më i mirë është energjia elektrike çmimi i së cilës është rritur, ndërsa faturat afrofe janë dy dhe tre fishuar.

Sot kërcënon shqiptarët se do t’u marrë edhe shtëpitë”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike.

Basha shtoi se 21 qershori është ora e llogaridhënies për keqqeverisjen, premtimet e pambajtuara dhe varfërinë ku e ka zhytur vendin dyshja Rama –Meta.

Punët nuk po ecin në drejtimin e duhur. Punët po ecin në drejtimin e gabuar. Numëri i personave që jetojnë në kufijtë e mjerimit është pesëfishuar.

Ta ngrejë dorën se cili fermer sot subvencionohet për naftën. Kush e paguan naftën sot më lirë se para dy vitesh? Zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë vetëm zgjedhje vendore.

Ato janë zgjedhje ku do të ushtojë nga gjiri i qytetarëve të bashkuar, të djathtë e të majtë, vendimi dhe gjykimi i drejtë politik me votën tuaj për keqqeverisjen Rama-Meta”, tha Basha. /gj.k/

Leave a Reply