PD: Rama-Meta, skemë mafioze për blerjen e votave

Partia Demokratike e ka cilësuar si një skemë mafioze të blerjes së votave të zbuluar nga Prokuroria, gjobat që i janë vendosur bizneseve nga inspektorët e tatimeve, të arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë ditëve të fundit.

Sipas deklaratës, Partia Demokratike e ka paralajmëruar që herët që dyshja Rama-Meta ka instaluar një oligarki në vend e cila beson vetëm në blerjen e votës.

Një skeme tipike mafioze e blerjes së votës për zgjedhjet e 21 Qershorit është zbuluar nga Prokuroria në arrestimin e inspektorëve të lojërave të fatit dhe tatimorëve.

Nga përgjigjet e realizuara nga Prokuroria të cilat media i bëri publike, rezulton se inspektorët e shtetit janë në shërbim të partisë në pushtet ku në mënyrë të organizuar favorizohen biznese të caktuara për t’u marrë votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“LSI –në, LSI-në ndihmoje”. Këto janë fjalët e inspektorëve të lojërave të fatit që kishin ngritur një grup mafioz të gjobave ndaj disa bizneseve dhe favorizimeve për vota për biznese të tjera.

Kjo skemë mafioze është e shtrirë në çdo qelizë të shtetit, ku bandat e pushtetit gjobisin biznese e kryejnë favorizime për të blerë votën.

Mijëra biznese sot e kanë lakun në fyt nga kjo frymë mafioze ndërsa mijëra biznese të tjera janë mbyllur. Sot shumica e shqiptarëve janë në kufinjtë e mbijetesës, ndërsa mijëra prej tyre kanë marrë rrugët e eksodit për shkak të kësaj qeverisje oligarkike që nuk llogarit qytetarët.

I bëjmë thirrje prokurorisë që këtij hetimi ti shkojë deri në fund për të zbardhur çdo përgjegjësi në këtë skeme mafioze të blerjes së votës e cila dënohet rëndë sipas ligjit shqiptar.

I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e presioneve mafioze nga bandat e veshura me pushtet por ti bashkohen referendumit popullor më 21 Qershor për të rrëzuar oligarkinë Rama-Meta nga pushteti“, thuhet në deklaratën e PD. /gj.k/

Leave a Reply