Përcillet drejt banesës së fundit “Doktor Flori”

Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan homazhet në nderim të Florand Kondit, kantautorit që u nda para kohe nga jeta mëngjesin e të hënës.

Familjarë, miq, artistë dhe dashamirës i dhanë lamtumirën e fundit “Doktor Florit” dhe më pas kortezhi mortor u nis drejt varrezave të Sharrës ku edhe do te prehet 35-vjeçari.

“Doktor Flori” ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Këngëtari u dërgua me urgjencë në spital nga të afërmit e tij me probleme të rënda kardiake. Mjekët thanë se gjendja e tij ishte tejet e rëndë dhe humbi jetën pak çaste pasi u shtrua rreth orës 09:20 minuta të së hënës.

Në kartelën mjekësore shkruhet “për nje dyshim të atakut kardiak”, megjithatë autopsia që do t’i kryhet trupi të këngëtarit do të nxjerrë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.

Një hetim për vdekjen  e tij do të kryejë edhe policia, e cila është në pritje të rezultateve të ekspertizës. Policia nuk bëri një deklaratë zyrtare për vdekjen e këngëtarit për shkak të klasifikimit të saj si një vdekje natyrale.

Florand Kondi kishte lindur në Tiranë në shkurt të 1979. Ai ishte i martuar me bashkëshorten Blerina dhe kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, i cili kishte vetëm dy muaj që kishte ardhur në jetë.

Leave a Reply