Piloti kapet i dehur para fluturimit

Duhej të drejtonte aeroplanin me udhëtarë nga Detroiti në Filadelfia, por u arrestua në gjendje të dehur.

Kjo i ka ndodhur një piloti të kompanisë “American Airlines”, i cili pati sjellje të dyshimta dhe sipas agjentëve të sigurisë dukej i dehur.

Pasi u njoftua policia, piloti – emri i të cilit nuk është bërë i ditur – u arrestua.

Administrata Federale e Aviacionit më pas konfirmoi dyshimin se piloti kishte konsumuar alkool tej normës së lejuar dhe se u hap një hetim.

Ndërkohë fluturimi u anulua dhe udhëtarët u shpërndanë në linja të tjera.