Policia publikon të dhëna të reja: Konstadin Xhuvani bëri rezistencë me pistoletë në dorë

Policia e Shtetit në një njoftim për shtyp ka bërë publike të dhëna të reja lidhur me ngjarjen ku mbetën të vrarë katër persona.

Policia bën të ditur se në orën 04:21 ka marrë lajmërimin e parë për të shtënë nga A.B., i cili është i punësuar si roje private pranë këtij lokali nate.

Ndërsa tetë minuta më pas ka arrestuar autorin e parë të dyshuar, Erald Sina.

Ndërsa pak minuta më pas ka kapur autorin e dytë që po largohej në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik. Albano Bllacaj u kap pasi rrethimit të godinës në orën 04:31.

Ndërkohë autori i tretë i dyshuar, Konstadin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë. Në momentin e arrestimit ai bëri dhe rezistencë ndaj policisë.

Gjithashtu, policia ka bërë dhe shoqërimin e nëntë persona që ishin prezent në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, shtetasit italian Giaampaolo Azzola i është dhënë ndihmë mjekësore ndërsa në vendin e ngjarjes, në bar “Ante Grand” pas hyrjes së forcave të policisë janë konstatuar pranë portës hyrëse të lokalit, trupat e Edison Jahos dhe Enea Xhajit.

Pak kohë më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë gjeti vdekjen edhe 53-vjeçari me kombësi italiane.

Kurse, përballë lokalit në automjetin tip “Mercedez” me targë TR 0250 N është gjetur i vdekur Arbër Demiraj.

Në vendin e krimit, në brendësi të lokalit u gjet një pistoletë model 54. Ndërsa një tjetër pistoletë 54 u gjet në vendin ku u prangos autori i dytë i dyshuar.

Gjithashtu, policia bën me dije se lokali ku ndodhi ngjarja nuk ka qenë i siguruar me shërbimin e ruajtjes fizike, ndërkohës shtetasi A.B., është i punësuar si roje private pranë këtij lokali nate. Ky lokal është i pajisur me leje 24 orësh nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë dhe i regjistruar pranë QKR, ndërkohë që nga verifikimet e kryera në Sallën e Komandimit nuk rezulton të ketë pasur telefonata të mëparshme nga ana e qytetarëve për prishje të rendit nga ky lokal.

     Autorët e dyshuar:

  • Konstandin Xhuvani, 25 vjeç
  • Erald Sida 24 vjeç
  • Albano Ballcaj, 19 vjeç

 

Viktimat:

  1.      Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë
  2.      Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë
  3.      Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
  4.      Giaampaolo Azzola, 53 vjeç me kombësi italiane

vrajaaaaa

Leave a Reply