Policia serbe ndalon gazetarët shqiptarë që shoqëronin Ramën në Preshevë

 

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Preshevë.

Por, pregatitjet për vizitën e tij janë shoqëruar me disa incidente.

Fillimisht janë arrestuar disa persona që vinin flamuj shqiptarë.

Më pas janë hequr shumë flamuj të vendosur për nder të vizitës së Ramës.

Ndërkohë, grupi i gazetarëve shqiptarë që shoqërojnë Ramën, është bllokuar nga policia.

Ata janë bllokuar në Vranje, rreth 40 minuta larg Preshevës.

Policia nuk u ka dhënë shumë shpjegime gazetarëve dhe nuk dihet nëse do i lërë ata të kalojnë./b.l

Leave a Reply