PROFIL/ Femra që sfidon “kancelaren e hekurt”: Ja si do ta thyej Merkelin!

Ajo vjen nga ish-Gjermania Lindore, porsi kancelarja Angela Merkel, dhe është protagoniste e politikës gjermane pas triumfit në zgjedhjet e fundit rajonale.

Bëhet fjalë për Frauke Petry, aktualisht zëdhënëse e “Alternative fur Deutschland”.

Ajo është lindur në 1 qershor të 1975 Dresden.

Është e martuar me pastorin Sven Petry por ka deklaruar se do të ndahet nga ai pasi prej kohësh është lidhur me politikanin Marcus Pretzell.

“Të ndalim me çdo kush refugjatët, qoftë edhe me armë”, ishte kjo deklarata e saj pak javë më parë që hapi shumë diskutime në Gjermani.

Është idhtare e ekstremistëve të djathtë dhe ka shprehur simpati për Pegidan.

Pamja e saj është miqësore, por ata që e njohin e cilësojnë si një “vullkan gati për të shpërthyer”.

Në Gjermani shumë kanë nisur ta shohin si sfidante të Angela Merkel, një rol që vetë Petry nuk e hedh poshtë.

“Emigrantët kërcënojnë paqen, t’i përzëmë”, është motoja e saj.

E pyetur përse partia e saj konsiderohet si një alternativë për Gjermaninë, ajo thotë: “Jemi një parti që është zhvilluar pasi dy partitë tradicionale kanë dështuar në përballjen me çështjet kryesore të vendit. Kanë sjellë krizë ekonomike dhe pakënaqësi te qytetarët. Qytetarët janë ndjerë të përjashtuar nga drejtimi i vendit dhe asnjëherë nuk është bërë një debat publik për çështje të rëndësishme. Ne kërkojmë të përfshijmë qytetarin në qeverisje dhe në Gjermani të ketë demokraci të drejtpërdrejtë, bazuar në modelin zviceran”, ka thënë ajo në një intervistë të fundit.

Por cilat janë hapat që ajo do ndërmarrë, nëse merr pushtetin.

“Sicc e thashë, mbyllje kufijsh, demokraci të drejtpërdrejtë, dhe Gjermania me qytetarët e saj mbi të gjitha”.

Merkel është e paralajmëruar…/ Përgatiti Amarildo Lumani.

TemA

*Sqarim: Fotoja kryesore është fotomontazh ironik e bërë nga një e përditshme gjermane.

Leave a Reply