Rama: 29 Nëntorin e diskutojnë tradhëtarët. Meta: Lufta e LANÇ garantoi Shqipërinë e Kosovën e sotme

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Kryeministri Edi Rama ishin bashkë për t’i thënë faleminderit të gjithë veteranët të luftës e familjareve të heronjve.

Te perbashket e kishin edhe mesazhin dy drejtuesit e mazhorances, kur thane se nuk duhet ngaterruar çfare ndodhi pas luftes me vlerat e saj.

“Për historinë tjetër që kërkon të identifikojë luftën Antifashiste Nacional Clirimtare me vendosjen e sistemit komunist më pas, duhet t’i kujtojmë të gjithëve se kjo nuk ishte një risi shqiptare, gjysma e Europës u nda në atë mënyrë por vlera e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, nuk mund të vihet në diskutim dhe të debatohet. Ajo garantoi këtë Shqipëri që kemi sot, por jo vetëm kaq garantoi edhe këtë Kosovë që kemi sot, sepse pa këtë Shqipëri nuk do të ishte edhe kjo Kosovë shtet i pavarurur”, tha Meta.

Po ashtu Kryeministri Rama nenvizoi fort ditën e perfundimit të luftes.

“Lufta u kurorëzua më 29 nëntor të vitit 1944. Sigurisht është për të ardhur keq që datën e Çlirimit nuk e diskutojnë ata që bënë luftën dhe çliruan vendin, por e diskutojnë ata që tradhëtuan ose ata që nuk ishin fare atje”, tha Rama.

Kryeministri dënoi atë, që quajti përpjekja, për të fshehur pas datës 28 Nëntor, daten e Çlirimit, për të zbehur qëllimisht luftën.

“Se çfarë ndodhi midis dy 28 nëntorëve, atij të para 70 vjetëve dhe atij të sotmit, kjo është një histori krejt tjetër që nuk i jep askujt të drejtën të godasë datën e madhe të çlirimit të atdheut tonë. Faleminderit të gjithëve, respekt dhe mirënjohje për të gjithë dhe ju siguroj se ne do të bëjmë gjithçka për të qenë çdo ditë në lartësinë e ëndrrave dhe shpresave për ta parë Shqipërinë një vend të denjë për fëmijët tanë”, tha Rama.

Leave a Reply