Rama: Do ishte prerje në besë për shqiptarët të mos flisja për Kosovën në Beograd

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në emisionin “Top Story” vizitën e tij në Beograd.

Pyetjes së Sokol Ballës se a theu në bes kryeministrin Vuçiç për të mos folur për Kosovën në konferencë, Rama tha:

“Do ishte prerje në besë e shqiptarëve, që unë në Beograd të mos thosha atë që thashë për Kosovën.

Unë nuk i kisha dhënë besën askujt, pasi serbët nuk e kanë në traditën e tyre besën, ndryshe nga shqiptarët.

Ata ndjehen të provokuar për çdo gjë, për një flamur, për një zog.

Unë mendoj se këto sjellje janë pjesë e së shkuarës.

Serbët atë që thashë unë e panë si të habitur dhe lebetitur, ndërsa ajo ishte thjesht pjesë e detyrës sime, dhe thënie e së vërtetës”.

Në lidhje me aludimet nga pjestarë të opozitës, se e gjithë ajo skenë ishte e pregatitur, Rama tha:

“Niveli i parë i opozitës dhe nuk e ke nga e kap për nga sasia e marrëzive, jo më të merresh me nivelin e dytë të opozitës”.

Ndërsa në lidhje me komentet e Berishës në Facebook për vizitën e tij, Rama tha:

“Facebook-u nuk është mjet për njerëz me moshë të thyer. Mirë është që pleqtë t’i shikojmë me respekt, edhe kur bëjnë budallëqe si në këtë rast. Njerëzit në këtë moshë rrjedhin”.

Pyetjes se ai ishte konsultuar me ndërkombëtarët për ato që thosh në Beograd, Rama tha:

“Me ndërkombëtarët nuk u konsultova me ndërkombëtarët, pasi unë nuk shkova si përfaqësues i OKB-së në Beograd, por si përfaqësues i Shqipërisë.

Ne kur flasim për Kosovën nuk themi asgjë ndryshe nga ajo që thotë SHBA apo Bashkimi Europian”.

Rama ka komentuar edhe deklaratat e fundit të Sheshelit, por dhe takimin me Boris Tadiç:

Koha e Sheshelëve dhe Nikoliçvëe ka marrë fund.

Me Tadiç ishte një takim miqësor.

Qendrimi i Boris Tadiç edhe në lidhje me atë që ndodhi pas ndeshjes ka qenë shumë më korrekt dhe afër realitetit”.

Pyetjes se çfarë ka ndodhur me Ramën, pasi shpesh ai është konsideruar madje edhe si pro serb, duke qenë se i ka dhënë Çelësin e Tiranës këngëtarit serb Goran Bregoviç, Rama i është përgjigjur:

Në Kosovë ka pasur një paragjykim të vjetër me Partinë Socialiste, pasi ata kanë përjetuar tmerre nga Partia Socialiste atje.

Dhe shpesh na kanë identifikuar edhe ne me ata.

Por, një arsye themelore për të qenë krenar me PS-në e Shqipërisë, është se ajo ka qenë gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar.

Ndërsa Partia Demokratike nuk ka qenë konseguente në qendrimet e saj, pasi në momente dramatike ka qenë e ndarë nga fjalët me veprat.

Makineria e luftës së Millosheviçit është mbushur me naftën shqiptare. Dhe të mos harrojmë refuzimin për të nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë.

Paragjykimi ndaj PS-së është dashur shumë kohë të zbutet dhe zbehet, pasi shqiptarët e Kosovës kanë pasur shumë probleme me socialistët e atjeshëm”.

Ndërsa pyetjes nëse do ia jepte sërish Çelësin e Tiranës këngëtarit Bregoviçit, ai ka thënë:

Po, sepse ne si komb, si popull, kemi arritur të jemi në lartësinë e disa vlerave dhe parimeve që na kanë sjellë këtu ke jemi.

Ne e kemi bërë dallimin midis nacionalizmit dhe patriotizmit”./b.l

Leave a Reply