Rama paralajmëron hapjen e dosjeve sekrete

TIRANË – Pas çerek shekulli, qeveria hapi sot dyert për të gjithë vizitorët që duan të prekin historinë komuniste përmes bunkerit antiatomik të Enver Hoxhës. Kreu i qeverisë, Edi Rama theksoi se përmes hapjes së këtyre dyerve shqiptarët do kenë mundësi të kuptojnë vetë sistemin e diktaturës. Gjatë fjalimit pasi pa nga afër atë çfarë fshihej në bunker, kryeministri Rama theksoi se hapja e këtyre dyerve nis një fazë të re me të shkuarën duke paralajmëruar hapjen e dosjeve të sigurmit të shtetit.

“Ne jemi ata që i kemi mbyllur hesapet me Enver Hoxhën në vitin 1990. Nuk kemi asnjë problem t’ia shikojmë nga të katër anët, këndet e vështrimit dhe bëmat. Ndërkohë ne jemi ata të do të çojmë përpara projektin e çlirimit të kësaj kujtese kolektive, nga këto makthe. Ruajtja e këtij misteri dhe e këtyre mistereve, ashtu si edhe ruajtja me fanatizëm e misterit të dosjeve të të shkuarës, dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ku fshihen plot të vërteta të hidhura, janë në fakt vazhdimësia e të njëjtës shkollë, e shkollës së vjetër politike të të sunduarit mbi tjetrin, pavarësisht kostove. Ne jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për ta rishkruar historinë, por për të mos ta fshehur”, tha Rama.

Rama: Shkrimi i historisë pa porosi qeveritare

70 vjet mund të jenë shumë, po në këtë vend kaq të vogël, ku u arrit ndërtimi i pallati anatomik, për t’u mbrojtur nga super fuqitë, është shumë e vështirë që mendjet e historianëve të bëjnë sintezën, ku ndoshta koha mund ta bëj.

Shkrimi i historisë duhet t’i mbetet historisë, përpjekjet me porosi qeveritare apo përmes vullnetit të hekurt politik, kanë qenë sa tragjike, aq edhe qesharake. Përpjekja për ta vetpikturuar vetveten në një kontekst të përzgjedhur politikisht, ka rezultuar sa tragjike, aq edhe qesharake. Ne nuk i takojmë më kësaj shkolle të jetuarit dhe të menduarit.

Një shkolle të re për Shqipërinë të lirë, ku historia e shkruajnë shkencëtarët dhe e diskutojnë njerëzit e shkencës së historisë. Ne i përkasim asaj shkolle të re për Shqipërinë, që nuk ja fsheh publikut misteret e të shkuarës.

Rama: Qeveria e shkuar fshehu histroinë

A ka kush mundësinë të më thotë, si është e mundur që kjo ngrehinë të ruhej si mister dhe t’i fshihej publikut si sekret shtetëror? Kujt i gënjeu mëndja dhe e gënjeu popullin me iluzionin se e përmbysi bashkë me regjimin dhe mendësinë e atij regjimi. Ruajtja e misterit të dosjeve të së shkuarës të sigurimit të shtetit, ku fshihen plotë të vërteta të hidhura, janë vazhdimësia e të njëjtës shkollë, të sunduarit mbi tjetrit pavarësisht kostos dhe tonelatave gënjeshtare, që derdhet përditë mbi të tjerëve.

Rama: Fazë të re të raporteve me të shkuarën

Si mundësi për t’i vendosur përpara syve dëshmitë e historisë, skutat e saj, imazhet, dokumentet. Si mundësi për të inspiruar imagjinatën krijuese , instalaciaonet që pamë bashkë me dhomat autentike të shefave të regjimit të vjetër, janë një dëshmi kuptimplotë që të krijon kjo hapësirë për të krijuar hapësira të reja, përmes fuqisë së artit.

Këto mjete janë trashëgimi e një kulturë të jetuarit, që iu siguroj do tërheqin shumë herë më tepër turistë, se sa mund të tërheq “shqiponja” e tmerrshme tek Dogana. Këtë lloj marrëzie vetëm ata që s’kanë sy për të parë hapësirën mund ta bëjnë. Jam i sigurt që ky 70-vjetor, nuk është momenti për të nxituar se kush del më shumë partizanë.

Politikë që sot duhet të gjejë mënyrën t’ia shpjegojë shqiptarëve si ka mundësi që, pas çerek shekulli mund të vijnë dhe të shohin këtë sallë, që është krijuar për të qenë salla e Parlamentit.

Konfuzion shumë vulgar dhe shumë i dëmshëm, që nuk na jep mundësinë të çlirohemi nga e shkuara. Ky është vetëm fillimi ka të tjera skuta, hapësira, që janë ruajtur njerëzve si sekrete shtetërore. Kemi projekt për një internerar historik dhe turistik.

Leave a Reply