Rama sot në Beograd/ Axhenda e vizitës së kryeministrit

 

 

Kryeministri Edi Rama është nisur sot për një vizitë që nga shumë konsiderohet historike, në Beograd.

Ai është nisur nga aeroporti i Rinasit rreth orës 08:40.

Sipas axhendës së publikuar një ditë më parë, kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të nisen nga aeroporti “Nënë Tereza” në orën 8.30, dhe pas një ore pritet të mbërrijnë në aeroportin e Beogradit.

Menjëherë kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takimin e parë në orën 11:00 me homologun serb, Aleksandër Vuçiç dhe pas 10 minutash, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e pas 20 minutash do të zhvillohet takimi i dy delegacioneve.

Në 12 e 15 minuta, do të mbahet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë së Tiranës dhe Beogradit. Axhenda vijon më tej me një takim të shefit të qeverisë shqiptare në orën 16:00 me gazetarët.

Pasditja rezervon gjithashtu axhendë të ngjeshur, ku Rama do të jetë o pranishëm në forumin e biznesit serbo-shqiptar dhe ora 18 e zhvendos Kryeministrin në Bashkinë e Beogradit. Në axhendë nuk përfshihet ecja në këmbë e kryeministrit Rama në rrugët e Beogradit. Ky takim përmbyllë axhndën e Kryeministrit për ditën e pare.

Ndërsa me presidentin Timosllav Nikoliç, kryeministri Rama nuk do të takohet, po ashtu është anuluar ecja në këmbë e Kryeministrit shqiptar në rrugët e Beogradit.

Ditën e martë në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet nisja për në Preshevë e delegacionit shqiptar

Pas mbërritjes në Preshevë, axhenda përcakton orën 11.00, ku Kryeministri Rama do të takojë kryetarin e komunës.

Rama në këtë takim shoqërohet nga disa ministra, si dhe dhjetra gazetarë shqiptarë./b.l

Leave a Reply