Rama takim me Nishanin tek Presidenca

TIRANË – Ngërçi i pazgjidhur mes ekzekutivit dhe Presidentit lidhur me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, detyron për herë të tretë kryeministrin Rama të zhvillojë një takim me Bujar Nishanin.

Kreu i qeverisë, Edi Rama mbërriti në selinë e Presidencës rreth orës 09:35, një takim ky i panjoftuar nga zyra e shtypit e të dy institucioneve. Takimi jozyrtarë mes dy krerëve zgjati rreth 20 minuta.

Mësohet se ky takim i zhvilluar mes Ramës dhe kreut të shtetit, Bujar Nishani, kishte si temë kryesore emërimin e Guvernatorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendi i kreut të bankës qendrore është prej muajsh vakant, pasi ligji i BSH-së përcakton që anëtarët të zgjidhen nga Kuvendi dhe Presidenti i dekreton ato.

Denada Prifti ishe një prej kandidatëve që u hodh si propozim nga socialistët, por u rrëzua nga Presidenti Nishani. Ky është takimi i tretë mes Ramës dhe Nishanit, që zhvillohet në mënyrë të palajmëruar dhe nuk jepen deklarata lidhur me to.

Mendohet se takimi i Ramës me Nishanin, mund të kishte si temë edhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, pas miratimit të tij nga Kuvendi seancën e djeshme. Presidenti Nishani i dërgoi dje letër kryeparlamentarit Meta se, Buxheti 2015 ka një ulje me 3.4% në fondin për Presidentin.

Leave a Reply