Real Madrid në gjysmëfinale (VIDEO)

Real Madridi është gjysmëfinalist i Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-0 të shënuar në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.

Gjatë gjithë ndeshjes është vërejtur një dominim i Real Madridit, i shoqëruar edhe me aksione por duhej pritur fundi për golin.

Autori i golit të vetëm është Javier Hernandes i cili shënoi në minutën e 88-të të takimit, atëherë kur të gjithë po prisnin përfundimin pa gola dhe vazhdimin e shtesave për të përcaktuar fituesin.

Në minutën e 76-të Arda Turan i Atleticos është përjashtuar me karton të kuq, ndërsa skuadra e tij u detyrua të vazhdonte ndeshjen me një lojtar më pak.

Ndeshja e parë në “Vicente Calderon” përfundoi në barazim 0-0.

Skuadrat e kualifikuara për në gjysmëfinale janë Bayern Munich, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid.