I riu gjendet i varur në bodrumin e pallatit

Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e një pallati, në qytetin e Lezhës.

Viktima i seksit mashkull, rreth moshës 20-25 vjeçare, u gjet i varur në bodrumin e pallatit, që ndodhet pranë Katedrales së qytetit. Ende nuk dihet identiteti i tij dhe shkaqet e vdekjes, nëse është një vetëvrasje apo i riu është vrarë nga dikush tjetër.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë pikasur trupin e viktimës dhe kanë njoftuar blutë e qytetit të Lezhës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota.

Leave a Reply