Ruçi: Absurde nëse luftën nacional-çlirimtare e quajmë civile

Gramoz-Ruci1_WEB

Deklarata e historianit amerikan, Bernd Fisher, se Lufta Nacional Çlirimtare është një luftë civile ka shkaktuar reagimin e eksponentëve më të lartë të Partisë Socialiste.

Nga Lushnja, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka kundërshtuar ashpër Fisher, duke thënë se ky qëndrim është përtej absurdes.

“Sot pas 70 vjetësh ndodhemi para një paradoksi të madh, vetë shqiptarët, segmente të caktuara, biles flasin edhe në emër të sovranit, vënë në diskutim luftën. Dikush thotë që nuk ka pasur luftë. Pra 100 mijë italianët dhe 70 mijë gjermanët erdhën për xhiro në Shqipëri, për të bërë plazh apo ku e di unë se çfarë sipas tyre.

Kur vetë italianët dhe gjermanët i kanë kërkuar gjithë kombeve si pushtues të Luftës së Dytë Botërore falje morale, politike dhe dëmshpërblime materiale për të gjitha këto që ka shkaktuar. Kurse ca çakej të bashkëpunëtorëve të nazizmit dhe fashizmit sot vënë në pikëpyetje luftën, disa të tjerë e quajnë dhe luftë civile.

E thashë dje në Fier po e them dhe këtu. mu kujtua Dritëro Agolli, njeriu i mençur i letrave shqipe, kur e pyetën në një auditor tha: “Ore unë kam qenë partizan por jam dhe shkrimtar, përzemër kam Naim Frashërin si shkrimtar.

Por edhe Naimi po të ishte në kohën e luftës, e të ishte në Ballin Kombëtar që bashkëpunoi dhe u rreshtua në një front me gjermanin çfarë të bëja unë si shkrimtar, ti thoja o Naim ulu një çikë poshtë sa të qëlloj gjermanin unë?”, u shpreh Ruci.

Leave a Reply