Rummenigge apel UEFA të ndryshojë formatin e shortit

rumenige
Presidenti i Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge i bën thirrje UEFA të ndryshojë sistemin vazove në Champions League, e cila mbron të ashtuquajturat ekipe të mëdha pas fazës së grupeve. Kampionët e Bundesliga u përballën me finalisten e vjetshme të kompeticionit Juventus në fazën e 1/16 teksa siguruan biletën e tyre për çerek-finalet. Rummenigge mendon se do të ishte në interesin e futbollit nëse UEFA do të vinte me një sistem i cili do ta çonte konkurrencën më afër fushës dhe më larg institucionalizimit. “Ajo çka nuk më pëlqen tek shorti pas fazës së grupeve është që gjithçka varet nga fati,” tha Rummenigge për gazetarët. “UEFA duhet të konsiderojë një alternativë tjetër për organizimin e vazove. Pashë disa ndeshje gjatë 1/16 ku isha pranë ndërrimit të kanalit të TV.”

“Dhe tani shohim një ekip si Juventus, i cili ishte finalist vitin e kaluar, të eliminohet në 1/16. Kjo nuk është më e pranueshme. Jam i mbushur me faktin që fati luan një rol kaq të madh në ecurinë e këtij kompeticioni.” Akutalisht UEFA ka një sistem ku fituesit e grupit nuk ndeshen me fituesit e grupeve të tjerë, ose me një ekip të të njëjtit shtet në fazën e 1/16 në mënyrë që të mbrojë ekipet e mëdha. Dështimi i Juventus për tu renditur në krye të grupi, bëri që të përballeshin ndaj Bayern, teksa Manchester City, i cili mundi ekpin e Massimiliano Allegri u përballën ndaj Dinamo Kiev./ Telesport

Leave a Reply