Shampanja me simbolin shqiptar

Pas daljes në treg të shampanjës së mirënjohur franceze “Millesime”, me simbolin e shqiponjës dykrenare, ideatori i saj Jerome Olivet pohon për Top Channel se frymëzimi i dedikohet tërësisht flamurit shqiptar.

I shpallur në Paris si dizenjuesi i vitit për krijimet e tij unike, Olivet u shpreh se përzgjedhja e këtij simboli nuk ishte thjesht rastësore. Sipas tij, duke përdorur emblemën e shqiponjës me dy koka, nënkuptohet bukuria dhe liria.

Shqiponja e madhërishme simbolizon madhështinë, ndaj është ideale për shampanjën “Millesime”. Jerome e mbyll se emblema përfaqëson  gjithashtu edhe fatin e vendit tonë, Shqipërisë.

Shampanja ka dalë në treg në 5 modele dhe shije të ndryshme. Rrushi i përdorur është ai i cilësisë më të mirë të vreshtarisë franceze. Por, sipas ekspertëve të shijes së shampanjës, “Millesime” ka edhe përbërës të veçantë, si lule të bardha edhe erëza. Këto i justifikojnë edhe çmimin paksa të kripur që ka shishja e shampanjës me emblemën shqiptare.

Leave a Reply