Sherr në lokalin e natës, plagosen tre të rinj

Tre të rinj kanë mbetur plagosur, pas një sherri të ndodhur në një lokal nate në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së të martës, rreth orës 1 e 30.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit.

Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i treti ka marrë dëmtime të lehta.

Policia ka shoqëruar tre persona të dyshuar nga lagjia 14 Shkozet, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake, rezulton se sherri mes të rinjve nisi për motive të dobëta. Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur edhe një thikë.