Shpallet në kërkim ish-kreu i Lojërave të Fatit

Ish-drejtori i përgjithshëm i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Besnik Çobaj, është shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Mësohet se me kërkesë së Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Tiranës ka caktuar për Çobajn masën e “arrestit me burg” në mungesë.

E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për ish- drejtorin e Drejtorisë Operacionale, Nikolin Gjeka.
Të dy ish-zyrtarët e lartë akuzohen se kanë konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve” në bashkëpunim.

Vendimi i Gjykatës i është dorëzuar policisë, e cila menjëherë ka shpallur në kërkim personat në fjalë. Mësohet se policia ka bërë një kontroll në banesat e tyre, por nuk ka mundur t’i gjejë dy ish-zyrtarët.

Hetimet e Prokurorisë ndaj tyre nisën pas kallëzimit të Ministrisë së Financave, sipas së cilës shkeljet e tyre i kanë sjellë shtetit 250 milionë lekë dëm.

Leave a Reply