Shqiptari shkon për pushime në Itali dhe përfundon në burg

Historia e Luan Tabakut, një sipërmarrësi shqiptar 47-vjeçar që shkoi me pushime në Itali, është shndërruar në pak sekonda në një makth të vërtetë. Gushtin e kaluar Tabaku u kthye në Itali, pas 15-vjetësh për të kaluar pushimet. Por ai nuk e imagjinonte aspak se në Itali ishte duke e pritur një urdhër-arresti. Ai u arrestua më pas nga policia kufitare dhe u transferua në burgun e Leçes. Pushimet e tij i kaloi dy muaj në paraburgim në burgjet e Barit e Borgos, San Nicola.

Kjo histori e çuditshme fillon në vitin 1999. 47-vjeçari, me pushime në Milano, u takua me një vajzë nga Ukraina, por pas përfundimit të marrëdhënies mes tyre, ajo e denoncoi atë duke pretenduar se ai e kishte joshur në Itali me premtimin e një pune dhe ajo ishte përdhunuar dhe pastaj detyruar për prostitucion. Pas deklarimeve të viktimës, Tabaku nisi të hetohej nga prokurorët në Milano.

I habitur për këtë epilog të marrëdhënieve të tij të vjetra, ai cakton një avokat por  largohet nga Italia për arsye familjare, para gjyqit. Në prill 2002 dënohet në gjykatën e shkallës së parë, gjykimi nuk kontestohet dhe merr formë të prerë.

Ai nuk u informua aspak për këtë vendim, deri në momentin e mbërritjes në Itali pas 15-vjetësh dhe arrestimit nga autoritetet italiane. Që nga burgu 47-vjeçari emëron një avokat i ri, avokatin Fabio Schino i cili ka ngritur çështjen për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për pavlefshmëri të njoftimit, për të kërkuar lirimin. Tabaku tani është duke pritur për mundësinë e të qenit një subjekt i një gjyqi të ri, ku ai të mund të mbrojë veten kundër akuzave të bëra.

Leave a Reply